Lajme

“Vajzat mund të martohen 9 vjeçe dhe djemtë 12”, polemika në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 05 January 2018

Martesa mund të jetë e ligjshme, sapo hyhet në moshën e pubertetit, 9 vjeçe për vajzat dhe 12 për djem.Polemika të fuqishme kanë shpërthyer në Turqi, për këtë interpretim të publikuar në një sajt online nga Drejtoria për çështjet fetare (Diyanet), autoriteti më i madh mysliman në vend.

Ky interpretim, shkaktoi polemika të shumta në politikën turke, duke e shtyrë partinë kryesore opozitare ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan, socialdemokratët Chp, që të kërkojnë nisjen e një hetimi.

Në rrjetet sociale siç shkruan noa.al, shumë përdorues shprehën indinjatën e tyre, duke kërkuar mbylljen e Diyanet.

-Advertisement-

Institucioni, i përfshirë në polemika të tilla edhe më herët, saktësoi pas reagimeve se nuk e aprovon martesën e fëmijëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera