Lajme

Ambasadori italian Cutillo takim me kryeprokuroren Marku

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 05 January 2018

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo.
Takim është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa bëhet e ditur se ambasadori ka keruar goditjen e grupeve kriminale që operojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Hetim të përbashkët të dosjeve të shtetit italian dhe shqiptar, si dhe mbështetja e Italisë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Mbështetja e Prokurorisë në goditjen e grupeve kriminale qe operojnë mes Italisë e Shqipërisë”, mësohet të jetë shprehur Cutillo.

Marku, vetëm një ditë pasi u vu në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pati takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili e inkurajoi për hetime ndaj personave të rëndësishme, të cilët janë përfshirë në veprimtari korruptive.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera