Lajme

70 milionë euro për punësimin e të rinjve

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 04 January 2018

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin strategjik për punësimin e të rinjve në Kosovë, të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Ministri Skënder Reçica tha se objektiv i këtij plani është punësimi i të rinjve, përmes rritjes së qasjes në tregun e punës për të rinjtë.

“Rritja e punësimit përmes ndërmarrësisë. Ngritja e cilësisë për mësim praktik në shkollë, janë disa nga pikat e planit”, tha ministri Reçica, në mbledhjen e parë të Qeverisë për vitin 2018.
Ky projekt do të kushtojë 70 milionë për tri vitet e zbatimit.

-Advertisement-

Për këtë plan kanë ndaj mjete financiare qeveria e Kosovës dhe kanë ndihmuar shumë donatorë të organizatave ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera