Rritet numri i përdoruesve të drogës
Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 04 January 2018
Përdorimi i narkotikëve në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Marihuana është lloji i drogës që vazhdon të përdoret më së shumti. Derisa, kokaina është substanca narkotike që në dy vitet e fundit ka shënuar rritje të madhe të konsumimit.
Shqetësuese është rritja në vitet e fundit e përdorimit të drogave nga femrat.
Sipas drejtorit të Qendrës Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”, Safet Blakaj brenda periudhës së vitit 2017 trajtim mjekësor në këtë qendër kanë kërkuar 111 persona të cilët kanë qenë përdorues të marihuanës.
“Gjatë këtij viti deri më sot sa i përket tek marihuana janë paraqitur për trajtim 111 veta, mirëpo një pjesë e tyre nuk janë vetëm si përdorues të marihuanës, por janë edhe të drogave tjera që përzihen me marihuanën duhet theksuar se po del problematike edhe kur marihuana përdoret edhe me ilaçet tjera që është bërë një lloj trendi i gjashtë mujorit të fundit të këtij viti mund të themi qetësues të ndryshëm posaçërisht ‘Xanax’”, tha ai.
Sipas Blakaj në dy vitet e fundit është duke shënuar rritje përdorimi i kokainës kryesisht nga gjinia femërore.
Por ai shton se gjinia mashkullore mbeten si përdoruesit më të mëdhenj të substancave narkotike.
Problematike del edhe kokaina, kokaina dy vitet e fundit ka shënuar një rritje posaçërisht këtu në Prishtinë por edhe në qytetet tjera edhe kjo na po e konsiderojmë që është diçka e pa zakontë nëse del gjatë vitit të ardhshëm…03;51”Ende është gjinia mashkullore dukshëm më tepër që përdorë drogat. Një tendencë e lehtë është vërejtur tek përdorimi i kokainës tek femrat, kjo neve na shqetëson pak por edhe tek marihuana nëse bazohemi tek të dhënat e deri tanishme deri tek viti 2012 femrat kanë pasur diku rreth 9 për qind të klientëve tanë flitet për heroinën, tek këto drogat tjera është një rritje e sipër edhe numri i përdorueseve të drogave pra femra”, tha ai.
Sipas tij kjo po ndodh për shkak se moshat e reja kanë filluar ta pranojnë barazinë gjinore.
Blakaj pozitiv e konsideron rënie e përdorimit të llojit të drogës heroinë bazuar në atë se në qendrën e tyre asnjë pacient nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore si rezultat i përdorimit të heroinës.
Sipas tij gjatë këtij viti kanë hyrë të treg edhe lloje tjera të substancave narkotike të cilat nuk kanë qenë më parë prezente në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se në periudhën kohore janar-nëntor 2017 janë arrestuar rreth 1193 persona të dyshuar për raste penale me narkotikë.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 1733 kilogramë substanca narkotike vetëm të llojit marihuanë, e cila në sasi më të madhe ka qenë e destinuar për përdorim jashtë Kosovës.
“Vetëm gjatë kësaj periudhe kohe të këtij viti nga janari deri në fillim të nëntorit janë arrestuar diku rreth 1193 persona të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë qenë persona të dyshuar për rastet penale me narkotikë por njëkohësisht janë konfiskuar nga policia 1733 substanca narkotike vetëm të llojit marihuanë e cila është një prej sasisë së narkotikëve në shifrën më të madhe që ka qarkulluar në Kosovë çoftë për sasi të konsumimit të brendshëm e cila si sasi kryesisht është e vogël, por kryesisht edhe sasitë më të mëdha të cilat kanë qenë për destinim jashtë Kosovës kur është tentuar që Kosova të shfrytëzohet si vend transit i narkotikëve”, tha Kelani.
Kelani bëri të ditur se Policia e Kosovës në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Brendshme kanë hartuar një plan të veçantë “Stop, drogës në shkolla” i cili ka për qëllim parandalimin e drogave nëpër ambiente shkollore dhe si rezultat i këtyre aktiviteteve janë arrestuar 114 persona, ndërsa janë iniciuar 101 raste të natyrës që ndërlidhen me natyrën e narkotikëve.
Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra tha se ndër prioritetet kryesore të qeverisë Haradinaj është luftimi i dukurisë së drogave në Kosovë dhe për këtë çështja kanë ndërmarrë edhe veprime konkretet.
Shkodra tha se me qëllim që të ulen shifrat e përdorimit të drogave në shoqërinë kosovare kanë hartuar një strategji me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila pritet të fillojë në janarin e vitit 2018.
“Në strategjinë e hartuar, e cila është paraparë që të futet në implementim nga janari i vitit të 2018 e që ka për qëllim deri në vitin 2023 të zbatohet në tërësi. Ne kemi një mori institucionesh të cilat do të jenë pjesë e implementimit të saj veçanërisht roli të theksuar është edhe Ministria e Arsimit ku e njëjta na ka premtuar se do të jetë shumë aktive në implementimin e kësaj strategjie sepse roli i saj në vetëdijesimin dhe parandalimin është esencial duke pas parasysh se që nga fëmijëria e hershme e deri në moshat adoleshente do të thotë ekspozimi mund të jetë më i madh dhe mund të jetë pjesë e cila mund të atakohet nga këta keq bërës”, tha Shkodra.
Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që dënimet për trafikantët e drogave t’i ashpërsojnë me qëllim që ky fenomen të zbehet në Kosovë.
Referuar statistikave të Policisë së Kosovës shihet se në vitin 2017 ka rritje të personave të arrestuar për raste penale me narkotikë ku të arrestuar janë 1193, ndërsa në vitin 2016 janë arrestuar 874 persona, në vitin 2015 janë arrestuar 434 persona, kurse në vitin 2014 janë arrestuar gjithsej 693 persona.
Të tjera
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...