1 mijë gra kosovare u rrahën nga burrat brenda një viti
Autori: Gazeta inFokus
14:09 | 04 January 2018
Gjatë periudhës janar-shtator të viti 2017 në Policinë ë Kosovës janë raportuar 949 raste të dhunës në familje.
Policia i thotë lajmi.net, se në rastet e dhunës në familje ku burrat kanë qenë viktimë nga gratë janë 13 raste të raportuar për periudhën janar-shtator 2017.
Përgjigja e policisë
Policia e Kosovës ka kapacitete te mjaftueshme profesionale për hetimin e rasteve te dhunës ne familje.
Në kuadër të PK-ës si ne nivelin qendror, dhe ne nivel lokal ( drejtori rajonale dhe stacione policore) ekzistojnë zyrtaret policor të cilët merrem vetëm me raste të dhunës ne familje dhe te njëjtit kanë trajnime e nevojshme për qasje të duhur dhe hetimin e rasteve te tilla.
Veprimtaria e Policisë kundër kësaj dukurie negative në shoqëri (dhunës familjare) është e përqendruar në dy drejtime:
• Në parandalim (preventivë) dhe
• Në luftimin e dhunës familjare dhe trajtimin, mbrojtje dhe përkrahje dhe strehim të viktimave.
Parandalimi (preventiva) i dhunës familjare
Për të parandaluar dhe për të ndikuar në mënyrë preventive Policia ka të hartuara planet operative policore që dalin nga detyra e policisë të përcaktuara me Ligjet në fuqi ne Kosovës dhe nga rregulloja e punes se policisë.
Hetuesit policore ne kuadër te njesive për hetimin e dhunës ne familje vazhdimisht kontaktojnë me te gjitha shtresat e shoqërisë dhe t’i informojmë për pasojat që sjellë dhuna në familje, dhe nese dhuna ne familje ndodhë duhet të raportohet, se organet kompetente në këtë rast Policia seriozisht do ta trajtojnë çdo rast dhe viktimat do të kenë përkrahje dhe ndihmë të plotë.
Ndërsa në anën tjetër duke ua bërë me dije se dhuna është e pa tolerueshme ku do që të ndodhë (edhe në familje) dhe kryesit e saj rreptësishtë do të ndiqen dhe do të marrin dënimin sipas ligjeve ne fuqi.
Kjo është arritur duke bashkëpunuar ngushtë edhe me institucione dhe organizata qeveritare dhe jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare si :
Ministrinë e arsimit,
Ministrinë për mirëqenie sociale,
Njësinë për përkrahje dhe ndihmë viktimave (Departamenti i Drejtësisë),
Qendrat për punë sociale,
Organizata të ndryshme jo qeveritare (vendore dhe ndërkombëtare) që përkujdesen për të drejtat e grave dhe fëmijëve,
OSBE-në, UNICEF-in etj.,
Mediat si ato të shkruara dhe ato elektronike, me fjalë tjera me të gjithë subjektet që kanë ndikim në krijimin e opinionit në shoqërinë.
Me të gjithë subjektet e cekur më lartë mbahen kontakte të vazhdueshme ku edhe organizohen takime, seminare dhe hartohen projekte të përbashkët me qellim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të opinionit për dhunën familjare.
Luftimi i dhunës familjare
Personeli i Policisë përgjigjet ne të gjitha rasteve të Dhunës Familjare të raportuare duke ju dhënë prioritet këtyre rasteve dhe ndër veprimet kryesore që ndërmarrin janë:
Ofrohet ndihma dhe përkrahjen e nevojshme viktimave të Dhunës Familjare duhet bashkëpunuar ngushtë me disa subjekt si:
-Njësia për Mbrojtje dhe Përkrahje të Viktimave-Departamenti i Drejtësisë,
-Qendrat për Punë Sociale (QPS),
-Qendrat Mjekësore,
-Shoqata të ndryshme jo qeveritare që ofrojnë strehim etj.
Arrestimi i personave të dyshuar bëhet çdo herë kur ka baza ligjore dhe njëkohësisht punohet në mbledhjen e fakteve dhe dëshmive lidhur me veprën penale në mënyrë që i dyshuari ta marrë dënimin e merituar nga Gjykata kompetente.
Gjatë periudhes Janar –Shtator 2017 në Policinë ë Kosovës janë raportuar 949 raste te dhunës në familje.
1. Në rastet e dhunës në familje ku burrat kanë qenë viktimë nga gratë janë 13 raste të raportuar në Policinë ë Kosovës për periudhen Janar –Shtator 2017 .
2. Rajoni I Prishtinës 2 raste të raportuara , Rajoni i Ferizajit 1 raste të raportuar, Rajoni i Gjakovës 2 raste të raportuar , Rajoni i Prizrenit 3 raste të raportuar,Rajoni i Mitrovicës 2 raste të raportuara dhe Rajoni I Mitrovicës Veriu 3 raste të raportuara ku viktimë kanë qenë burrat nga gratë.
3. Gjatë kesaj periudhe nuk ka pasur vrasje të burrave nga gratë. /Lajmi.net/

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...



































