Masazhat – qendra relaksi apo prostitucioni? Flet Policia e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
11:46 | 04 January 2018
Hotelet, lokalet me ‘Muzikë Live’ dhe qendrat e masazhave janë disa nga vendet ku zhvillohet prostitucioni në Kosovë. Së fundi ndër më të frekuentuarat janë qendrat e masazheve.
Mjaft interesante është edhe një nga ofertat për punësim në këto vende, ku kusht i vetëm është të jesh femër.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net se në disa raste janë evidentuar kur në sallone masazhi janë kryer edhe veprimtari të kundërligjshme si mundësim dhe marrje me prostitucion.
“Vetëm në periudhën kohore Janar-Nëntor 2017 nga DHTQNJ e PK-se, janë kontrolluar gjithësej 146 lokale, prej tyre 37 janë mbyllur me vendim të inspektorëve për shkak të gjetjes së parregullsive gjatë ushtrimit të aktiviteteve”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, përgjegjësia për verifikim të dokumentacioneve, licencimin dhe plotësimin e kushteve për ushtrim të veprimtarisë, bie mbi ato institucione që janë kompetente për dhënjen e lejeve të punës dhe përcjelljen e veprimtarisë.
“Ne mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse që kanë përgjegjësi për mbikqyrjen e veprimtarisë së këtyre bizneseve të cilat kohëve të fundit janë gjithnjë e në rritje, gjithashtu zotohemi në trajtimin sa më profesional të të gjitha atyre rasteve ku dyshohet se kryhen veprimtari që bien ndesh me ligjet pozitive të Republikes se Kosovës”, është shprehur Hoxha.
Vlen të theksohet se ndër objektivat kryesore të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerzore (DHTQNJ-së) që vepron në kuadër të Policisë së Kosovës është parandalimi dhe hetimi i veprave penale të Trafikimit me Njerëz, Mundësimi në Prostitucion, Ofrimi i Lokaleve për Prostitucion si dhe veprave tjera penale që ndërlidhen me trafikimin me njerëz.


T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































