Sport

Can nuk largohet në janar

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 04 January 2018

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can nuk do të largohet nga gjigandi anglez gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton “Sky Germany”, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të këtij viti, por ende është në bisedime me klubin nga “Anfield” për një marrëveshje të re.

Sidoqoftë, thuhet se lojtari është në bisedime edhe Juventusin, klub i cili është në ndjekje të lojtarit që prej verës së kaluar.

-Advertisement-

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur se nuk do t’i bëj presion Canit për të nënshkruar një kontratë të re, duke thënë se thjesht duhet ta respektojmë vullnetin e tij.

Can i ishte bashkuar gjigandit anglez nga Bayer Leverkusenit në vitin 2014 për 10 milionë funte dhe ka shënuar 16 gola 154 paraqitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera