Akuzat e Bashës për arrestime politike, reagon Policia
Autori: Gazeta inFokus
14:43 | 02 January 2018
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi të martën për ndalimin nga policia të aktivistëve të opozitës dhe tha se “kjo është shenja e frikës nga protesta e ardhshme e opozitës”.
“Ndalimi i protestuesve edhe në natën e ndërrimit të viteve është reagim i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve, që falë bashkëqeverisjes së tij me krimin, janë sot më të varfrit në Europë. Policia po ndalon qytetarët që u ngritën kundër dhunimit të Kushtetutës, kundër emërimit të Edi Ramës kryeprokuror.
Këto janë shenjat e tmerrit që i ka kapur nga protesta e radhës”, shprehet Basha përmes një deklarate për media.Burgosja e qytetarëve, sipas tij, “nuk e shpëton dot Edi Ramën, sepse një popull të tërë nuk e burgos dot”.
“Burgu është vendi për trafikantët, bashkëpunëtorët e krimit në pushtet, për të korruptuarit që Edi Rama po bën gjithçka për t’i mbrojtur, jo për qytetarët që ngrihen se nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve të tyre, ngrohjen në këtë dimër të acartë, nuk paguajnë dot faturat që rriten çdo vit.
Me akte të tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtësi fundin e tij politik. Shqiptarët e vranë frikën 28 vite më parë. Kushdo që përpiqet të rikthejë sundimin përmes frikës, do të ketë të njëjtin fund”, përfundon Basha.
Policia: Garantojmë të drejtën e protestës, por do të ushtrojmë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atëPolicia e Shtetit reagoi pas akuzave të opozitës për arrestime politike, në lidhje me ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim pas protestës së opozitës më 18 dhjetor.
Lidhur me deklarimet e përfaqësuesve të disa subjekteve politike, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim policor ditët e fundit, Policia e Shtetit sqaron se, mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19.12.2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planëzuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për “Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga Kodit Penal.
“Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t’i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen.
Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor. Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës”, vijon njoftimi për shtyp i policisë.Policia e Shtetit garanton të drejtën e protestës, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























