Lajme

Shefi i ATK-së jep lajmin e rëndësishëm: Kjo është koha kur do të ndërroi forma e kuponëve fiskal!

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 02 January 2018

Projekti i Administratës Tatimore të Kosovvës me kuponë fiskal ka ngjallur interesim të madh tek qytetarët e Republikës. Mirëpo, kjo është ‘zbehur’ paksa me rastin kur ATK-ja vendosi që ta ndryshoi formën e kësaj kampanje.

Projekti në fjalë, i ka sjellur ATK-së miliona euro për afër tri vite.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri në një intervistë dhënë për “Indeksonline” ka folur për të hyrat e këtij institucioni financiar. Sipas tij, kanë shënuar rritje të vazhdueshme.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se janë në fazën e analizimit se si do të modifikojnë formën e re të kuponëve fiskal. Imeri thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë në kohëzgjatje deri në dy vite.

Po ashtu si një ndër projektet më të sukseshme në ATK ka rezulutar të jetë ai i Deklarimit Elektronik të tatimeve – EDI, që i njëjti ju ka mundësuar të gjithë tatimpaguesve të kryejnë tatimet e tyre.

Më tej, synimet që pretendon ti ketë shefi i ATK-së gjatë 2018-tës janë si në vijim:

Implementimi i Strategjisë së ATK-së 2015-2020,
Përmbushja e objektivave të parapara me Planin Vjetor të Punës,
Përmbushja e objektivave në kuadër të MSA-së,
Zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale,
Modernizimi i ATK përmes zhvillimit të sistemit te ri të Teknologjisë Informative,
Lancimi i faturës elektronike të TVSh-së, “E-Invoicing”,
Ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut.

Sa kanë qenë të hyrat e ATK-së gjatë këtij viti?

Sakip Imeri: Trendi i të hyrave për periudhën Janar-Nëntor 2017 ka shënuar rritje për 22.7 milionë euro ose 6.3 % më shumë se viti 2016, ndërsa ne raport me planin janë realizuar të hyra 395 milionë euro ose mbi 93 % e planit për këtë vit, nga plani prej 423 milion €. Rritja e të hyrave është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë mbledhur mbi 141.2 milion euro Kontribute Pensionale, pra gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet dhe Kontributet Pensionale) janë në vlerë prej mbi 536 milion euro.

Cili projekt është konsideruar më i suksesshëm në ATK?

Imeri: Administrata Tatimore e Kosovës ka një numër të madh të projekteve. Ndër projektet më madhore dhe më komplekse kanë qenë Deklarimi Elektronik i tatimeve – EDI, i filluar ne vitin 2011 me një deklarate tatimore – Deklarata e TVSh-se, vetëm per tatimpaguesit e mdhenje, pastaj ky projekt është zhvilluar dhe ka vazhduar të plotësohet vazhdimisht me module të reja. Te gjitha deklaratat tatimore mund te plotësohen ne mënyrë elektronike, te ngarkohen ne sistem, pa gabime dhe shume i sigurt. Ky projekt ka ndihmuar të gjithë Tatimpaguesit të cilët kanë për obligim të deklarojnë dhe paguajnë tatimet në Kosovë, duke shfrytëzuar në çdo kohë dhe nga cilido vend.

Cilat kanë qenë përfitimet që kuponët fiskal i kanë sjellë ATK-së, në të dy format?

Imeri: Procesi për rimbursim te qytetarëve nga kuponët fiskal ka nisur ne tremujorin e dyte te vitit 2015, me qëllim të nxitjes se qytetarëve që të kërkojnë kuponë fiskal pas çdo blerje apo shërbimi që marrin. Interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës ka tejkaluar parashikimet tona. Prej fillimit te këtij procesi deri me tani janë verifikuar me shume se 1,5 milion pliko dhe janë rimbursuar mbi 28 milion euro. Periudha e fundit sipas kësaj forme është per tremujorin e pare te vitit 2017. Pajisja me kuponë fiskal per çdo shtije është obligim ligjor per biznesin dhe per qytetarin – blerësin e mallit ose te shërbimit.

Kjo formë ka ndikuar edhe në edukimin e përgjithshëm të qytetarëve për marrjen e kuponit fiskal dhe krijimi i një rregulli dhe kulture kërkimi nga qytetaret. Përmes nxitjes me rimbursim është zhvillua një partneritet me qytetaret e të gjitha shtresave dhe moshave.

Kalimi në formën e re të rimbusrimit të qytetareve është ne fuqi sipas Udhëzimit të ri 1/2017, është gjithëpërfshirëse dhe mundësia e përfitimit është e madhe dhe me vlere me te madhe se forma e deritashme. ATK do të zhvilloj procesin ne mënyrë transparente dhe gjithmonë do të jetë në kërkim të formave joshëse që qytetarët të jenë pjesë e sukseseve të përbashkëta.

Edhe njëherë përmes gazetës tuaj, shfrytëzoj rastin që të ju bëjë thirrje qytetarëve që të kërkojnë kuponë fiskal pas çdo blerje, pasi që sikurse tatimpaguesit që janë të obliguar të lëshojën kuponin fiskal, e njëjta vlen edhe për konsumatorin.

A mund të na bëni krahasimin ndërmjet dy formave të projektit me kuponë fiskal?

Imeri: Për tu sqaruar në fillim, në kampanjë ka ndryshuar vetëm forma e rimbursimit, ndërsa forma e aplikimit ka mbetur e njëjta. Qytetarët aplikimin e bëjnë online, përmes ëeb-faqes së ATK-së në linkun https://kuponatfiskal.atk-ks.org/Aplikimi/CreateTemp. Për dallim nga kampanja paraprak, tani qytetarët e kanë shumë me të lehtë, pasi që nuk kanë nevojë ti dorëzojnë plikot në Posten e Kosovës – kjo sigurisht ju kanë ndihmuar edhe ne uljen e kostos. Dorëzimin e plikove e bëjnë të gjithë ata qytetarë të cilët janë përfitues nga tërheqja e numrave potencial fitues.

Sa qytetarë kanë aplikuar, rimburësuar deri tani me formën e re të projektit me kuponë fiskal?

Imeri: Nga fillimi i formës së re të rimbursimit, duke filluar nga periudha TM2 dhe TM3/2017 kanë aplikuar rreth 210,000 qytetarë. Ndërsa pas tërheqjes së 3 Numrave Potencial Fitues për secilën periudhë janë zgjedhur në total 3,176 fitues (TM2=1594 fitues, si dhe TM3= 1582 fitues), ku në total janë përcjellë për rimbursim 2,833 qytetarë dhe shuma e përgjithshme e rimbursimit ka qenë 263,594.88€.

A pritet që në vitin e ardhshëm të ndërrojë forma e këtij projekti?

Imeri: Ndërrimi ose modifikimi i kampanjës bëhet në vazhdimësi, në mënyrë që të gjejmë forma të përshtatshme dhe nxitëse për qytetarë. Ne planifikojmë që në periudha 1-2 vjeçare të dizajnojmë forma me te avancuara të kësaj kampanjë, në mënyrë që të kemi sa më shumë efekt në qëllimin e kampanjës.

Çka do merrni për bazë, ndryshimin e formës së re?

Imeri: Jemi në proces të analizimit të këtij projekti, ku janë duke u analizuar mundësit se cila do të kishte mundur të jetë forma më e mirë e mundshme për realizimin e këtij projekti ndryshe, posa të kemi diçka konkrete normalisht se do të jenë të njoftuar të gjithë qytetarët. Kjo do te zhvillohet krahas procesit te fiskalizimit me synim qe sistemi te raportoj drejtpërdrejt te gjitha shitjet përmes pajisjeve fiskale.

Cili është mesazhi juaj për vitin e ri 2018?

Imeri: Në vitin 2018 do të vazhdojmë përkushtimin tonë më tatimpaguesit, në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe transparente në çdo kohë, në mënyrë që të gjithë tatimpaguesit të kontribuojnë drejt në pjesën që ju takon me ligj, në ndërtimin e shtetit tonë!

Synimet per vitin 2018 shoqërohen kryesisht me dokumente strategjike dhe plane te punës, dhe si me te rëndësishme do te jene këto:

Implementimi i Strategjisë së ATK-së 2015-2020,
Përmbushja e objektivave të parapara me Planin Vjetor të Punës,
Përmbushja e objektivave në kuadër të MSA-së,
Zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale,
Modernizimi i ATK përmes zhvillimit të sistemit te ri të Teknologjisë Informative,
Lancimi i faturës elektronike të TVSh-së, “E-Invoicing”,
Ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera