Sport

Skandale për t’u mbajtur në mend

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 01 January 2018

Sporti kosovar ka shumë të meta dhe si i tillë gjithnjë lë hapësirë për shfaqje të parregullsive të shumta, madje shpeshherë prodhon edhe skandale.
Si zakonisht, futbolli është “baba” i tyre. Edhe në vitin që lamë pas në futbollin kosovar shpërthyen disa skandale, të cilat shkaktuan “tërmet” në Kosovë.

Pa dyshim më i madhi ishte ai i muajit prill, kur dolën në opinion videoxhirimet që kishin të bëjnë me kurdisje të rezultateve të ndeshjeve kampionale.

Në një videoxhirim të publikuar në mediet online shfaqet një takim në mes gjyqtarëve: Bajram Gashi, Edmond Zeqiri dhe ish-trajnerit të Dritës, Ismet Munishi e për më tepër prezent ishte Ali Ajeti, vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

-Advertisement-

Në videoxhirim Gashi tregonte se si i kishte ndihmuar Dritës që ta mposhte Prishtinën kohë më parë, pak ditë para se ish-ekipi i Munishit ta takonte sërish ekipin kryeqytetas. Akterët e videoskandalit mohonin kryerjen e veprës “Kurdisje”, ndërsa kishin shpëtuar pa u dënuar nga organet e drejtësisë.

As FFK-ja nuk i kishte dënuar për kurdisje, por u kishte shqiptuar dënime për shkelje të një Kodeksi të Mirësjelljes, shkruan Zeri.

Ajeti ishte dënuar me 2 vjet mosdelegim, me një vit ishte dënuar gjyqtari Gashi, kurse kolegu i tij Zeqiri me gjashtë muaj, aq sa edhe Ismet Munishi.

Por, në ndërkohë, “Zëri” kishte zbuluar se edhe ato dënime të buta u ishin përgjysmuar nga FFK-ja pa njoftuar publikisht, duke ngjallur shumë dyshime të tjera, shkruan zeri.info.

Ky rast kishte shtyrë edhe shumë individë të tjerë të dëshmonin publikisht për kurdisje të ndeshjeve kampionale në të kaluarën, por të gjitha u tejkaluan sikur s’ka ndodhur asgjë, duke përfshirë edhe dy klubet e dyshimta për kurdisje, Besën e Trepçën.

Pak muaj më vonë skandaloz konsiderohej edhe procesi i licencimit të Trepçës ’89, Llapit, Feronikelit dhe Prishtinës për gara evropiane.

Klubi nga Drenasi e akuzonte FFK-në për falsifikim dokumentacioni dhe për kryerje të veprave penale, duke kërkuar ndërhyrje të organeve të drejtësisë.

Kjo kishte shkaktuar përplasje dhe prishje të raportimeve mes dy taborëve, që deri në atë kohë njiheshin për “përqafime të ngrohta”.

Kjo sikur nuk mjaftoi dhe viti u mbyll me skandalin tjetër, ku pas presionit politik të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Kryesia e Feronikelit dha dorëheqjen e imponuar.

Paraprakisht i liroi nga kontratat lojtarët, por që me kërkesë të Komunës FFK-ja i shpalli jovalide fletëlëshimet e lojtarëve, ani pse ato kishin nënshkrime dhe vulë të sekretarit, i cili deri në atë moment ishte në detyrë.

Kështu, lojtarët u lanë në Feronikel me një premtim gojor se Kryesia e re e klubit do t’i kryejë obligimet financiare, por pa u ofruar garancion bankar e akoma pa u zgjedhur organet e reja të klubit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera