Ministrja Hoxha: Viti 2018, është vit i realizimit të synimeve tona integruese
Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 31 December 2017
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar Vitin e Ri 2018, me dëshirat më të mira për shëndet, mirëqenie dhe lumturi, duke theksuar se “Viti 2018, gjithsesi do të jetë vit i realizimit të synimeve tona integruese euro-atlantike, duke punuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mire”.
Ministrja Hoxha, pret që “falë përkushtimit të secilit për punën brenda përgjegjësive të veta dhe vlerësimit të këtij angazhimi në Bruksel e në institucionet tjera relevante si dhe me përkrahjen nga ShBA, në vitin 2018 ta arrijmë edhe liberalizimin e vizave”.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2018! Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe miqve ndërkombëtar, ua uroj Vitin e Ri 2018, me dëshirat më të mira për shëndet, mirëqenie dhe lumturi.
Viti 2018, gjithsesi do të jetë vit i realizimit të synimeve tona integruese euro-atlantike, duke punuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mirë. Presim që falë përkushtimit të secilit për punën brenda përgjegjësive të veta dhe vlerësimit të këtij angazhimi në Bruksel e në institucionet tjera relevante si dhe me përkrahjen nga ShBA, në vitin 2018 ta arrijmë edhe liberalizimin e vizave.
Besoj fuqishëm se në vitin që po vjen, rritja e dinamikës së realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe procesit integrues me veprime proaktive ndaj detyrave tona institucionale, do të sjellin realizimin e pritshmërisë së qytetarëve tanë, ngritjen e ndjeshme të cilësisë së jetës tonë. Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2018!”

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































