Lajme

Operacion me 80 mijë forca sigurie në Turqi për Vitin e Ri

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 31 December 2017

Policia turke arrestoi 120 militantë të dyshuar të Shtetit Islamik në një seri sulmesh në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet forcuan masat e sigurisë përpara festimeve të fundivitit në qytetet e mëdha.

Autoritetet turke të sigurisë nisën në të gjithë vendin të shtunën operacionin e ashtuquajtur “paqe dhe siguri”, me mbi 80.000 punonjës të sigurisë, 33 avionë dhe 70 anije.

Në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll dhe kryeqytetin e vendit, Ankara, ka mobilizim masiv të forcave të sigurisë me qëllim parandalimin e përsëritjes së një tragjedie si ajo e sulmit të vitit të kaluar në prag të Vitit të Ri në një klub nate të Stambollit, që la 39 njerëz të vrarë./CRI

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy