Videoja që demanton deklaratat e dy zyrtarëve policor që sulmuan Agron Mustafën
Autori: Gazeta inFokus
20:37 | 30 December 2017
Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar sot fizikisht nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë.
Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA-s.Sipas Policisë së Kosovës, në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë katër persona, teksa dy prej tyre janë arrestuar.
Drejtori i PTK-së sot gjatë ditës ka thënë se asnjëherë nuk i kishte njohur më parë dy zyrtarët policorë që e sulmuan.
Ai ka deklaruar se nuk e di arsyen e sulmit.“Arsyeja e sulmit ndaj meje nuk e di cila është, por janë dy zyrtarë policor. Kurrë në jetë hiç, kurrë në jetë, një fjalë me njërin me tjetrin nuk e kam ndërruar, shumë korrekt gjithë kam qenë.
Hiç kurrgjë, më kanë ndal në rrugë për një minutë kanë fillua me më goditë me grushte dhe sharje”, ka treguar Mustafa.Por, në polici deklarata krejtësisht të kundërta nga Mustafa kishin dhënë dy zyrtarët policor, raporton Gazeta Insajderi.
Polici i përfshirë në sulmin ndaj Mustafës, Avni Berisha ka thënë për Gazetën Express se në momentin e sulmit ka tentuar ta arrestojë Agron Mustafën dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga njësitë tjera të Policisë së Kosovës, por i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.Mirëpo, pamjet e siguruara nga Insajderi dëshmojnë të kundërtën.
Dëshmojnë se dy zyrtarët policor e sulmuan Mustafën.Një version tjetër kishte dhënë edhe drejtori i Antikrimit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, i cili ishte në mesin e dy policëve që sulmuan drejtorin e VALA-s.“Ka qenë një mosmarrëveshje e një kolegut tim që kam qenë me to me Agron Mustafën.
Unë isha duke e pritur në veturë. Kam dëgjuar do fjalë mes tyre. Kur kam dalë i kam pa duke u shtyrë njëri me tjetrin. I kam nda dhe kjo ka qenë e gjitha. Çka thotë Agroni nuk është e vërtetë”, ka thënë Sahiti.Sahiti po ashtu kishte mohuar se ka pasur rrahje me drejtorin e PTK-së.
“S’kam parë grushtim. Kur kam dalë, e kam tërhequr kolegun tim. Kur kam dalë e kam pas një shok të Agronit mbi shpinën e kolegut tim”, ka thënë Sahiti.Ndërkaq lidhur me sulmin e dy policëve ndaj Mustafës, Inspektoriati Policor i Kosovës ka filluar hetimet ndaj policëve të përfshirë.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...





























