Lajme

105 vjet në kërkim të varrit

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 30 December 2017

Janë të paktë, e ndoshta edhe nuk ka hiç rast në Kosovë që një heroi t’i ngrihen përmendore e t’i thuren këngë për heroizmin e tij e të mos i dihet varri.

Ahmet Delia, nga Prekazi, i cili ndër shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë, por edhe të trojeve të tjera shqiptare njihet për heroizmin e tij të madh, në kohën kur xhandarët serbë hynin lirshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve për të plaçkitur, për të torturuar e për të përdhunuar nuk ka varr.

Por eshtrat e Ahmet Delisë dihet se ku prehen, hiç më larg se tri kilometra nga kulla e tij në Tërnafc.

-Advertisement-

Por as para luftës së fundit e as pas luftës për të gjurmuar për mbetjet mortore të Ahmet Delisë nuk janë përkujdesur as familja e tij e as institucionet e shtetit të Kosovës.

Disa nga banorët e Tërnafcit, një fshat fqinj me Prekazin, kanë thënë se dihet qëmoti ku ndodhen eshtrat e heroit Ahmet Delia, shkruan Gazeta Zeri.

Sipas tyre, trupi i Ahmet Delisë është varrosur në fshehtësi në Tërnafc, skaj një rruge, e cila tanimë nuk ekziston.

Terreni ka ndryshuar shumë, rreth atij vendi janë ndërtuar shtëpi, por pjesa ku supozohet se ndodhen mbetjet mortore të Ahmet Delisë nuk janë prekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera