Strakosha, portieri i ri më i mirë
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 30 December 2017
a lindur në 19 mars 1995 në Athinë, por pa asnjë mëdyshje vendosi që të mbronte ngjyrat e kombëtares për të cilat babai i tij ka derdhur aq shumë djersë.
Tomas Strakosha po konfirmohet si një prej më premtuesve në rolin e tij dhe jo më kot renditja e fundit e vendos më të mirin mes portierëve të rinj. Rrjeti i specializuar i transferimeve e vlerëson kartonin e shqiptarit 13 milionë euro, por Lazio nuk pranon të privohet nga Strakosha as për dyfishin e kësaj shume. Në statistikat e paraqitjeve të talentit shqiptar me Lazion gjatë gjysmës së parë të sezonit, 22-vjeçari kuqezi është kthyer në një garanci për portën, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ecurinë mbresëlënëse të ekipit.
Në klasifikimin special të portierëve më të rinj në ligat më të forta europiane talenti kuqezi pozicionohet i pari për numrin e pritjeve të realizuara në këtë edicion. 67 pritje përballë 45 të Donnarumma të Milanit.
Në podium, pas shqiptarit janë 18-vjeçari i Toulouse, Alban Lafont dhe Bingourou Kamara i Strasbourg, këta dy të fundit në futbollin francez. Por jo vetëm kaq. Thomas Strakosha është edhe mes 10 portierëve më të fortë në nivel europian, duke llogaritur që numri i pritjeve mesatare për ndeshje është më i lartë sesa ai i David De Gea i Manchester United apo Ter Stegen i Barcelonës.
Ofertat për shqiptarin vërshojnë prej muajsh, por vetëm një tërmet mund ta lëvizë atë nga Lazio në merkaton e këtij dimri. Pretendentë për ta blerë janë Milan dhe Juventus.
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...