Sport

Atletico: Më parë do ta lëshonim Griezmannin se Simeonen

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 29 December 2017

Atletico Madridi do të vuante më shumë nga humbja e trajnerit, Diego Simeone, sesa e yllit të sulmit, Antoine Griezmann, sipas shefit ekzekutiv Miguel Mangel Gil Marin.
Raportohet përsëri se Barcelona dhe Manchester United po tentojnë të nënshkruajnë me 26-vjeçarin, i cili vendosi të mos largohej nga Atletico para fillimit të këtij sezoni, pasi skuadra spanjolle u godit nga një ndalesë e transferimit të lojtarëve nga FIFA, transmeton Express.

Por, Gil Marin e ka bërë të qartë se Atletico nuk do të negociojë shitjen e përfaqësuesit francez të paktën deri në fund të sezonit dhe se klubi tashmë e ka raportuar Barcelonën në organin botëror të futbollit, për, siç thonë ata, qasjen ilegale ndaj sulmuesit.

Megjithatë, shefi ekzekutiv i Atleticos beson se e ardhmja e Simeones – i cili ka kontratë me skuadrën deri më 2020 – është më e rëndësishme se ajo e Griezmannit.

-Advertisement-

“Absolutisht nuk ka dyshim se humbja e Simeones do të ishte një goditje shumë më e madhe për Atleticon se humbja e Griezmannit”, ka thënë ai për Onda Cero.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy