Lajme

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 29 December 2017

​Pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur një grua e moshës 58-vjeçare, vdekje e cila nga policia po e cilësohet si e dyshimtë. Burime të Gazetës Express brenda QKUK-së bëjnë të ditur se gruaja para se të sillej në Klinikë, dyshohet se ka pirë acid.
Në Qendrën Klinikë Universitare, të premten, pas mesnatës ka vdekur një grua e moshës 58-vjeçare. Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Express-in vdekjen e saj duke thënë se rasti po cilësohet si i dyshimtë.

Policia e ka identifikuar viktimën me iniciale SH.M.

“Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, tha zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

Por, burime të Gazetës Express brenda QKUK-së, thonë se viktima u soll më 28 dhjetor në klinikë, pas dyshimeve se ka pirë acid, ku edhe ndërroi jetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera