Sport

Liverpooli paguan 84 milionë euro për mbrojtësin holandez

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 28 December 2017

Liverpool ka fituar garën për transferimin e qendërmbrojtësit të Southampton, Virgil Van Dijk, transmeton Gazeta Metro.

Siç raportojnë sot mediat ndërkombëtare, klubi anglez do të paguajë 75 milionë funte (rreth 84 milionë euro) për blerjen e holandezit 26 vjeç që është vlerësuar si një prej mbrojtësve më të mirë në Angli.

Për të kanë qenë të interesuar edhe klube të tjera në Angli dhe Europë, duke përfshirë Manchester Cityn, Barcelonën dhe klube të tjera të mëdha. Tutje, raportohet që ky transferim do të realizohet më 1 janar.

-Advertisement-

Liverpooli ka pasur këtë sezon një prej fazës sulmuese më të mirë në Angli, por çalimi në mbrojtje ia ka pamundësuar ekipit garimin për titull. Kjo besohet të jetë arsyeja kryesore që ata janë pajtuar të paguajnë një çmim kaq të lartë për Virgil Van Dijk.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera