Bizneset nuk pajisen me arka fiskale, ATK kryen rreth 2 mijë inspektime
Autori: Gazeta inFokus
12:14 | 28 December 2017
Procesi i pajisjes së bizneseve me arka fiskale në Kosovë ka filluar që nga viti 2010 dhe qëllimi nga Administrata Tatimore e Kosovës ishte evitimi i evazionit fiskal. E numri i bizneseve që tashmë janë pajisur me këto arka fiskale mbetet ende i vogël.
Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit ka kryer rreth 2 mijë inspektime me qëllim të identifikimit të bizneseve të cilat nuk janë pajisur me arka fiskale pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve, shkruan Infokusi.com.
Në një intervistë dhënë për portalin “Infokusi”, zyrtarja për Komunikim me Publikun në ATK, Valentina Bytyqi-Sefa ka folur për numrin e inspektorëve, inspektimeve, gjobat që janë lëshuar.
Bytyqi-Sefa ka thënë se gjatë periudhës janar-nëntor këtij viti janë inspektuar rreth 1,895 biznese .
“ Numri i inspektorëve tatimor të ATK-së është 277 ndërsa numri i vizitave-aktiviteteve të zhvilluara për periudhën Janar-Nëntor 2017 nga inspektoret tatimore me qëllim të identifikimit të biznese të cilat nuk janë pajisur me arka fiskale është 1,895.”ka thënë Bytyqi-Sefa.
Ajo ka vazhduar duke treguar edhe për numrin e gjobave që janë lëshuar gjatë inspektimeve të kryera.
“Gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 602 gjoba në vlerë 53,250 euro” ka shtuar Bytyqi-Sefa në intervistën dhënë për portalin “Infokusi”.
Zyrtarja për Komunikim me Publikun, ka folur edhe për vizitat që kanë kryer pas pranimit të informacioneve se bizneset nuk lëshojnë kuponë fiskal.
“3,013 është numri i aktiviteteve të zhvilluara tek bizneset për të cilat kemi pranuar informacione së nuk lëshojnë kuponë fiskal. Si rezultat i këtyre vizitave janë leshura 2,414 gjoba në vlerë 548,375 euro.” Ka thënë ajo.
Vlera e gjobës për mos pajisje me arkë fiskale është 1000 euro ndërsa inspektorët paralajmërojnë bizneset në vizitat e tyre për obligimet që kanë të fiskalizohen.
“Në kuadër të aktiviteteve dhe vizitave të përditshme të inspektoreve në teren bazuar në planet e veprimit dhe planin e trajtimit të rreziqeve, ATK paralajmëron me kohë bizneset për obligimin që kanë të fiskalizohen sipas Ligjit për Administratën dhe Procedurat. Ne raste se bizneset nuk i binden kërkesës, atëherë sigurisht se vendosen gjoba conform ligjit 03/L-222 përkatësisht- nenit 57-Ndëshkimi Administrativ për mos përdorim të pajisjeve Elektronike Fiskale” ka thënë ajo.
Sefa Bytyqi ka bërë të ditur gjithashtu që gjatë kësaj periudhe ATK ka bërë edhe konfiskimin e printerëve jo-fiskal dhe ka ngrite kallëzime penale për shfrytëzim të aparateve jo-fiskal. Edhe pse ATK në misionin e saj ka ofrimin e shërbimeve transparente dhe profesionale, vetëdijesimin me kohë të tatimpaguesve për obligimet që kanë, mirëpo në rast se të gjitha këto nuk japin rezultat, sigurisht që në duhet të veprojmë konform ligjit.
Qytetarët gjithashtu kanë ndihmuar në identifikimin e bizneseve që nuk lëshojnë kuponë fiskal u tha gjatë kësaj interviste.
“Vetëm gjatë muajve Janar – Shtator 2017, përmes linjës së bashkëpunimit janë raportuar 277 raste, ku janë lëshuar 117 gjoba, në vlerë prej 124,618.00 euro si dhe rezultate me qarkullim shtesë në vlerë prej 659,501.00 euro. Numri i rasteve të gjetura përmes kutisë së vërejtjeve është 215, ndërsa numri i gjobave për këto raste është 147 në vlerë prej 56,700.00 euro”, shtoj Sefa Bytyqi.
Në fund ajo u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që vërejnë parregullsi në rasteve e evazionit fiskal, korrupsionit, apo sjelljeve jo të mira nga stafi i ATK-së, ka në dispozicion 24/7 në javë linjën e bashkëpunimit pa pagës 0800-80- 800 , si dhe kutit e vërejtjeve të cilat janë të vendosura në çdo pikë të administratës tatimore. /INFOKUSI

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























