Sport

Conte: Morata ia ka borxh një darkë Azpilicuetas

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 27 December 2017

Antonio Conte ka bërë shaka duke thënë se Alvaro Morata duhet patjetër t’ia paguajë një darkë Cesar Azpilicuetas, pasi mbrojtësi i Chelseat përsëri asistoi për sulmuesin spanjoll të martën mbrëma.
Azpilicueta e harkoi një top thellë në zonën kundërshtare për Moratan, i cili shënoi me kokë në “Stamford Bridge”, në fitoren 2-0 të Chelseat kundër Brighton, transmeton Express.

“Po, por edhe ai duhet të shënojë”, ka bërë shaka Conte, kur u pyet nga ESPN rreth Azpilicuetan.

“Siç e dini mjaft mirë, Azpi është mbrojtës që luan shumë mirë më këmbë”, ka shtuar Conte.

-Advertisement-

“Ekziston një kombinim shumë i mirë mes tij dhe Alvaros. S’është hera e parë që kombinojnë për gol. Morata duhet t’ia paguajë atij jo një por më shumë darka. Dhe, nëse më ftojnë dhe mua, iu bashkohen”, ka shtuar ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy