Lajme

Bulliqi: Komisioni ynë nuk ka bërë demarkacion, por ka bërë përcaktimin e vijës kufitare

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 26 December 2017

Komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka ripërsëritur se komisioni i kaluar nuk ka bërë demarkacion as shënjim të vijës, por vijë të re kufitare.

Përfaqësuesit e këtij komisioni kanë theksuar se kanë hartuar një raport preliminar dhe jo përfundimtar, pasi që siç thonë ata nuk kanë pasur shumë kohë, shkruan Infokusi.com

Sipas tyre, nëse do të kishin më shumë kohë do të gjenim edhe më shumë gabime të bëra nga komisioni i kaluar, si dhe do të sillnin edhe më shumë fakte. Anëtarët e Komisionit kanë thënë se Qeveria iu kishte dhënë afat atyre që ta përfundojnë raportin para vitit të ri.

-Advertisement-

Shpejtim Bullqi kryesuesi i këtij komisioni ka thënë se në bazë të dokumentacionit të ofruar, komisioni i kaluar ka tejkaluar kompetencat duke i lejuar vetës t’i futet këtij procesi pa një marrëveshje paraprake.

“Marrëveshja e nënshkruar për kufirin në nenin 4 të kësaj marrëveshje shkruan ‘kufiri shtetërorë do të shënohet me shenja kufitare, kufiri shtetëror do të shënohet në periudhën dy vite nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje’. Kjo bënë të kuptosh se komisioni ynë nuk ka bërë demarkacion, as shenjim të vijës kufitare, por ka bërë përcaktim të vijës kufitare”, ka thënë Bulliqi.

Nga hulumtimet që janë bërë në institucionet vendore dhe jashtë territorit të Kosovës, Bulliqi ka thënë se Komisioni ka ardhur në përfundim që shumë objekte të ndryshme infrastrukturore në atë territor, që sot është diskutabil i ka menaxhuar Kosova.

“Kosova ka menaxhuar me rrugën, Kosova e ka ndërtuar rrugën, ka shtruar asfaltin dhe e ka mirëmbajtur rrugën, si dhe ka bërë ato projekte për rrugën. Kosova e ka kontrolluar atë territor në bazë të një shkrese që e kemi të Policisë së Kosovës deri më datën 12.01.2009, kur për herë të parë nga pala malazeze kërkohet që kompanitë tona tani e tutje të mos shkojnë t’i mirëmbajnë ato rrugë të cilën e kemi mirëmbajtur për më shumë se 67 vite”, u shpreh Bulliqi.

Bulliqi thekson se kur vihen parasysh këto dhe hulumtimet tjera Komisioni vjen në përfundim se vija administrative e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës nuk është identike me vijën kufitare të cilën e ka prodhuar komisioni i kaluar.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mban peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera