Sport

Trajneri nga Kosova favorit për trajner të ri të Kukësit

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 25 December 2017

Te Kukësi tashmë kanë vetëm një mision të gjejnë timonierin e ri që do të marrë përsipër të shpëtojë sezonin. Drejtuesit e Kukësit po shqyrtojnë CV pa fund pas largimit të Mlladen Milinkoviç për të cilin klubi shpenzoi shumë.

Nga ish-trajneri Shpëtim Duro te ish përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaki, Kukësi ka shumë mundësi zgjedhje, por ka edhe një favorit.

Emri i Albert Bunjakit është marrë në konsideratë nga ana presidentit Safet Gjici, por në fund edhe kjo mundësi ka rënë poshtë.

-Advertisement-

“Gjithçka pritet të vendoset deri të mërkurën pasi përgatitjet nisin më 4 janar.

Burime të Sport Ekspres bëjnë me dije se presidenti Safet Gjici  ka një simpati për tregun kosovar dhe mundësia që trajneri i ri të jetë nga Kosova është mjaft e madhe.

Gazeta mëson dhe emrin që ka simpatinë e drejtuesve të Kukësit. Bëhet fjalë për një emër të njohur si Ardian Kozniku. 50-vjeçari, i cili ka lindur në Gjakovë, ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kroacisë dhe është një emër i mirënjohur në futbollin kroat.

Si lojtar ai ka përvojë në në Kroaci, Francë, Austri dhe Qipro ndërsa si trajner ka drejtuar Shkënidjën e Tetovës. Ish-sulmuesi ka luajtur 7 ndeshje me fanellën e Kroacisë dhe ka shënuar dhe 2 gol.

Një trajner që përmbush dhe dëshirën e Gjicit për të promovuar trajnerë të rinj. Deri të mërkurën Kukësi do e ketë zgjidhur çështjen e stolit, por Kozniku duket se për momentin është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kampionëve.

Kundërkandidati më serioz i i Kukësit është ish-trajneri kësaj skuadre, Klodian Duro, i cili ka pasur sukses në radhët e verilindorëve, kjo pasi ka fituar trofeun e parë të rëndësishëm, Kupën e Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera