Rritet për 33% importi i veturave të vjetra
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 25 Dhjetor 2017
Në këtë vit është rritur numri i automjeteve të importuara për 33 për qind. Deri më tani janë importuar mbi 30 mijë automjete.
Zyrtarë doganorë këtë ngritje të importit e kanë arsyetuar për faktin se prej 1 janarit 2018, do të hynë në fuqi ligji për moshën e automjeteve dhe kriteri tjetër të ‘Euro-katër të standardit’.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për KosovaPress se ligji për kufizimin në vjetërsisë së automateve deri në dhjetë vjet dhe kufizimi tjetër për emetimin e gazrave, që do të hynë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ka ndikuar që të rritet importi i automjeteve nga 22 mijë në 35 mijë.
“Importi i automjeteve për këtë vit, për shkak se prej 1 janarit futet ndalesa, ku secili automjet duhet të plotësoj kriterin e vjetërsisë deri në dhjetë vite dhe kriteri tjetër të ‘Euro-katër të standardit’, andaj, për këtë arsye ne kemi një rritje të madhe të importit të automjeteve, ku vetëm deri tani janë importuar mbi 30 mijë automjete, që në krahasim me vitin e kaluar, gjatë gjithë vitit kemi pasur 22 mijë automjete të importuara. Kjo rritje paraqet 33 për qind më shumë rritje të importit për automjete. Pra, ne presim që deri në fund të dhjetorit numri i automjeteve të importuara të mbërri në 35 mijë”, ka thënë Stavileci.
Ndryshe, Dogana e Kosovës mbetet njëri prej institucioneve më të rëndësishme për mbushjen e arkës së shtetit, ku për vitin 2018, ka planifikuar të inkasoi 1 miliard e 75 milionë euro.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...



































