Lajme

Aliu kërkon ndryshimin e ligjit, që femrat të jetojnë dinjitetshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 24 December 2017

Femrat në Kosovë, jo rrallë ballafaqohen me probleme sa i përket ndarjes së pasurisë në raste divorci. Shumë nga to nuk marrin asgjë, e disa marrin një pjesë të vogël, por kjo gjendje duhet të ndryshojë menjëherë dhe se nuk duhet të zgjasë më.

Kështu thotë në një intervistë , Luljeta Aliu, e cila si qytetare e këtij vendi, ka marrë një iniciativë, për ndryshim të Ligjit për Familjen, specifikisht për njohjen e barasvlefshmërisë së punës në familje, duke kërkuar që ligji të përcaktojë qartë, që në rast të ndarjes, pasuria e përbashkët të ndahet në dy pjesë të barabarta.Propozim këtë të cilën tashmë ajo e ka dorëzuar në Komisionin për Legjislacion dhe se shpreson që propozimi i saj, të shkojë në seancë për shqyrtim.Por për këtë i duhet përkrahja e së paku, gjashtë deputetëve.

Ajo thotë se çalon implementimi i drejtë i ligjit që është në fuqi dhe se për këtë gratë në Kosovë, dëmtohen skajshmërisht në rast të ndarjes nga bashkëshorti.Ajo gjithë këtë e quan dhunë ekonomike dhe se sipas saj gratë për këtë arsye, detyrohen të qëndrojnë në një situatë të pa dinjitetshme dhe të mos kërkojnë divorc. Thotë se barasvleshmëria e punës, është një prej gjërave me fer dhe më të drejta që gratë mund t’i kërkojnë.

-Advertisement-

Aliu e cila për këtë është bazuar dhe në ligjin gjerman për familjen, ku thotë se kërkesa e saj është vetëm theksimi në formë të shkruar që puna në shtëpi dhe jashtë saj, të jetë e barasvlefshme.
Ajo thotë se ndryshimi i këtij ligji nuk do ta rregullonte vetëm situatën e grave dhe të fëmijëve, por do ta rregullonte dhe zhvillimin shoqëror, pasi që gratë me ligjin në fuqi përjetojnë diskriminim të skajshëm. Ndërsa shton se për të është e palogjikshme që edhe dhuna në familje nuk konsiderohet vepër penale.

Aliu ndër të tjera thotë se gratë në Kosovë e kanë edhe një problem të madh gjatë procesit të divorcit, pasi që gjyqtarët dhe avokatët korruptohen, e sidomos kur bëhet fjalë me familje me ndikim, qoftë ekonomik apo politik.Ndërsa ka një porosi për nënat që janë divorcuar, apo janë në proces të divorcit, që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të mos dorëzohen asnjëherë.
Ndryshe, Aliu thotë se e ka marrë këtë iniciativë, pasi që e konsideron si një obligim moral dhe detyrë qytetare, me qëllim që brezat e ardhshëm të mos ballafaqohen me problemet me të cilat janë ballafaquar dhe po ballafaqohen femrat në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera