Sport

Lëndohet ‘Messi’ i Man City, Guardiola shpërthen ndaj gjyqtarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 22 December 2017

Foden do të jetë jashtë fushave për një kohë, Guardiola ua ka hedhur fajin gjyqtarëve.
Talenti 17 vjeçar, Phil Foden, do të jetë gjatë jashtë fushave pasi Pep Guardiola ka konfirmuar se anglezi ka probleme me ligamente, lëndim të cilin e pësoi në Kupë kundër Leicester City.

Ish trajneri i Barcelonës fajet për lëndimin e talentit që e ka krahasuar me Lionel Messin, ia ka hedhur gjyqtarëve.

“Ai është i lënduar, kjo nuk është aspak e mirë”, tha Guardiola për Foden. “Nuk do të jetë në gjendje të luajë në disa ndeshje”.

-Advertisement-

“Kemi qenë me fat me Sterling dhe De Bruyne në ndeshjen e fundit kundër Tottenham. Shumë, shumë me fat”, shtoi ai.

“Nuk ishim me fat me Foden kundër Leicesterit. Janë ligamentet. Do të jetë jashtë për një kohë”.

“Pajtohem se gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm me lojtarët që simulojnë, ok le të vazhdojnë me punën që po bëjnë. Por, gjithashtu duhet të punojnë që edhe t’i mbrojnë lojtarët”.

“Gjëja më e rëndësishme është që t’i mbrojnë lojtarët, ky duhet të jetë synimi i parë i një gjyqtari”, shtoi Guardiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera