Dreshaj: 250 mijë euro janë shpërndarë në Istog gjatë ditës së zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus
16:13 | 22 December 2017
Kandidati i AAK-së në Istog, Gani Dreshaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se në ditën e zgjedhjeve në këtë komunë janë shpërndarë 250 mijë euro për blerje votash, derisa nuk ka saktësuar se kush i ka shpërndarë këto para.
Dreshaj humbi për 14 vota nga kandidati i LDK-së, Haki Rugova, por ka thënë se do të dërgojë një mori faktesh për blerje të votave në Gjykatën Supreme.
“Në ditën e zgjedhjeve janë shpërndarë 250 mijë euro. Në Sudonicë ka pasur njerëz që kanë blerë votë”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka thënë se pas shpalljes së rezultateve të KQZ-së, vëzhguesit kanë braktisur vendvotimet dhe kanë dalë për festuar fitoren dhe sipas tij, në ato momente LDK-ja ka manipuluar me vota.
“Pas shpalljes së KQZ-së, njerëzit kanë lënë klasat dhe kanë dalë të festojnë, për 20-30 minuta është bërë ndërrimi. Votat janë blerë për 20 deri në 50 euro”, thënë kandidati i AAK-së në garën për Istog.
Dreshaj ka thënë se në Gjykatën Supreme do të dërgojë rreth 30 video në të cilat faktohet blerja e votave.
“Kemi evidentuar parregullsi që do t’i dërgojmë në Gjykatën Supreme, kemi 20-30 incizime që janë kapur duke u blerë vota, por votuesit e mi janë të bindur që nuk kanë humbur. Në disa fshatra janë avulluar votat”, ka theksuar Dreshaj.
“I kanë blerë votat, disa prej tyre janë publike [videot], disa i kemi ruajtur për t’i dërguar në Gjykatë. Është një polic që ka ndërruar tri vetura dhe ua ka ndërruar targat dhe ka blerë vota. Ka krim mirë të organizuar”, ka thënë veç të tjerash Dreshaj.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/dreshaj-250-mije-euro-jane-shperndare-ne-istog-gjate-dites-se-zgjedhjeve-477696/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...





























