Sport

Balotelli: Do të kthehesha falas te ish-skuadra ime

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 21 December 2017

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka thënë se ende e dashuron skuadrën angleze dhe se do t’i ribashkohej asaj falas, po t’i vinte rasti ndonjëherë.
Balotelli gëzoi një periudhë plot ngjarje në “Etihad” nga viti 2010 deri më 2013, duke shënuar 30 gola në 80 paraqitje për skuadrën në të gjitha garat, transmeton Express.

Megjithatë, Super Mario ishte pjesë e ballinave të mediave britanike me atë që bëri jashtë fushës së lojës, kur ndezi fishekzjarrët në banjë të shtëpisë në vitin 2011, si dhe kur u përlesh me trajnerin e tij në atë kohë, Roberto Mancinin, në stërvitje.

Por, Balotelli tani thotë se i ka pëlqyer koha që ka kaluar në City dhe se do të rikthehej në të ardhmen.

-Advertisement-

“E dashuroj Manchester Cityn. I dua adhuruesit e Manchester Cityt. E dua klubin”, ka thënë Balotelli për Sky Sport.

“Do të rikthehesha në City falas”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera