Drejtori i “Ferronikelit” në arrati, kërkohet për keqpërdorime milionëshe
Autori: Gazeta inFokus
16:56 | 19 December 2017
Shteti maqedonas është në kërkim të Yusuf Mirakhmedov, aksionar i kompanisë “Cunico Resoruces”, e cila ka në pronësi edhe “Ferronikelin” në Kosovë. Ai ka ikur në Uzbekistan. Dyshohet se ka dëmtuar mbi 50 milionë dollarë ndërmarrjen e dikurshme shtetërore maqedonase “Feni Industries” të cilën “Cunico Resoruces” e kishte blerë nga shteti ngjashëm si “Ferronikelin”.
Yusuf Mirakhmedov, drejtor i “Ferronikelit” në Kosovë, ka telashe të mëdha ligjore në Maqedoni. Ai ka qenë drejtor edhe i kompanisë “Feni Industries” në Maqedoni. Të dy kompanitë janë nën pronësi të kompanisë “Cunico Resources”.
Por, Mirakhmedov nuk është duke ushtruar rolin e drejtorit në asnjërën prej kompanive. Pas akuzave të ngritura nga shteti maqedonas, Mirakhmedov ka lëshuar territorin e Maqedonisë dhe ka ikur në Uzbekistan.
Drejtoria e policisë financiare në Maqedoni ia ka konfirmuar Insajderit arratisjen e Mirakhmedov.
“Personi Yusuf Mirakhmedov është largua nga Republika e Maqedonisë më 28 tetor të këtij viti nga kalimi kufitar, Aeroporti Aleksandri i Madh në Shkup, në destinacionin e fundit Tashkent, Republika e Uzbekistanit”, ka thënë për Insajderin Arafat Muaremi, drejtor i policisë financiare në Maqedoni.
Muaremi ka treguar se Mirakhmedov ka kryer vepra të kundërligjshme, të dënueshme sipas nenit 353 të Kodit Penal të Maqedonisë. Sipas tij, Mirakhmedov ka keqpërdorur autoritetin e tij zyrtar si drejtor i ndërmarrjes “Feni Industries”.
“Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike-Veles”, ka thënë Muaremi.
Ndërmarrja që është dëmtuar nga Mirakhmedov është blerë para disa vjetësh nga kompania “Cunico Resources”, njëjtë siç ishte blerë edhe “Ferronikeli”.
Mirakhmedov, sipas policisë financiare në Maqedoni, dyshohet se ka dëmtuar ndërmarrjen “Feni Industries”, në vlerë mbi 50 milionë dollarësh.
Paratë, sipas hetuesve, janë përvetësuar nëpërmjet krimit të organizuar nga “Cunico Resource”, kompania që ka në pronësi edhe “Ferronikelin” në Kosovë.
Gjiganti metalurgjik në Maqedoni “Feni Industries” është duke shkuar drejt likuidimit të mbikëqyrur nga shteti.
Kompania “Cunico Resources” ka zhytur në borxhe ndërmarrjen maqedonase, duke rrezikuar që të mbesin pa punë mbi 850 veta. Borxhet e minierës së tyre në Maqedoni ndaj kreditorëve kapin vlerën e mbi 60 milionë eurove. Mbi 40 milionë janë borxhe ndaj bankave.
Insajderi ka pyetur menaxhmentin e “Ferronikelit”, në pronësi të “Cunico Resoruces”, për mundësinë e ndikimit të falimentimit në Maqedoni edhe tek ndërmarrja në Kosovë.
Menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje nuk ka dhënë ende përgjigje në pyetjet lidhur me gjendjen financiare të “Ferronikelit”. Po ashtu, menaxhmenti nuk ka dhënë përgjigje se a rrezikojnë të mbesin pa punë mbi 900 punëtorë të “Ferronikelit”, nëse edhe kompania në Kosovë përballet me probleme të ngjashme si miniera në Maqedoni.
Po ashtu, menaxhmenti i “Ferronikelit” nuk ka dhënë përgjigje as në pyetjet se ku gjendet aktualisht drejtori i saj, Yusuf Mirakhmedov.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































