Ekonomi

Thaçi nënshkruan marrëveshje 30 milionë dollarëve në fushën e sundimit të ligjit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 19 December 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar sot një marrëveshje mes Kosovës dhe SHBA-së, në vlerë prej 30 milionë dollarëve, transmeton Infokusi.com.

Këto para do të investohen në mbështetje të fushës së sundimit të ligjit, të qeverisjes së mirë, nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

Thaçi ka bërë të ditur gjithashtu se nesër do të nënshkruhet edhe marrëveshja tjetër në sektorin energjetik për Kosovën e Re- një investim prej 1 miliardë e 300 milionë eurosh, transmeton Infokusi.com

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Thaçit në “facebook”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera