Lajme

Me thëngjill para ZRRE-së qytetarët kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 19 December 2017

Dhjetëra qytetarë kanë zhvilluar një aksion para ZRRE-së duke vendosur thëngjill dhe pankarta me mbishkrimin “Asnjë cent më shumë”, aksion ky i organizuar kundër shtrenjtimit të rrymës.
Arbër Rushiti, tha se përmes këtij aksioni simbolik duan ti kujtojnë ZRRE- Qeverisë dhe Kuvendit se ne flemë mbi qymyr.

“Përfitimi i energjisë elektrike me qymyr është nga format më të lira të përfitimit të energjisë, por koston e ulët financiare e paguajmë shtrenjtë me shëndet”, tha Rushiti.

Ai tha se qytetarët janë viktima të ndotjes që shkaktojnë termocentralet andaj sipas tij kjo është edhe arsyeja pse qytetarët do të duhej të paguanin më pak. “Por, qeveria jonë po planifikon që përveç kostove shëndetësore që do të na kushtojë shtrenjtë ta bëjë të shtrenjtë edhe rrymën nëpër shtëpitë tona”, shtoi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera