Rozë

Albana Osmani vesh me luledielli politikën

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 18 December 2017

Tensionet dhe debatet kanë shoqëruar seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku u votua për Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.

Por pavarësisht kësaj situate, kabineti qeveritar “Rama 2” ka lënë pas tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit dhe është përqëndruar tek fëmijët e sëmurë dhe mbështetja ndaj tyre.

Kjo falë moderatores së Top Channel, Albana Osmani, e cila e veshi politikën sot me luledielli, në kuadër të fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli” për fëmijët e sëmurë me leucemi, fushatë e nisur disa muaj më parë.

-Advertisement-

Albana Osmani ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton në të cilën shfaqet kabineti qeveritar, një pjesë e së cilëve kanë veshur bluzën me luledielli, ndërkohë që një pjesë prej tyre i mbajnë në duar, duke demostruar mbështetjen e tyre ndaj kësaj fushate sensibilizuese.

Krah fotos së publikuar moderatorja Osmani shkruan: “Sot nëë seancën e fundit , deputetët e Parlamentit Shqiptar të veshur me Humanizëm në mbështetjen e Fëmijëve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot, me protestë jashtë Parlamentit, përsëri te gjithë i moren bluzat , dikush i veshi dhe na lumturoi shumë , dikush e mbajti në dorë dhe vazhdoi programin me çështjet e ngritura në diskutim!  Faleminderit përzemërsisht Kryeministrit të Shqiperisë Z.Edi Rama , gjithë Kabinetit të tij , gjithë gupeve parlamentare , që dhanë sot mesazhin më te bukur të vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj.Monika Kryemadhi që pavarësisht temës së dites në duart tuaja janë bluzat dedikuar Fëmijëve Shqiptarë. Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushatës tonë të dytë , shkon në mbështetjen me shumë dashuri për ty Kosovë dhe për bijtë e tu . Ndërkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal të Elbasanit,të Kukesit, dhe 5-sa/ Shëndeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me ndërprerje por vitin e mbyllëm me Lulediellin tonë në Parlament “- përfundon moderatorja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera