Përse e kuqja është simboli i Krishtlindjeve?
Autori: Gazeta inFokus
11:37 | 18 December 2017
Në zbukurimet e festës së Krishtlindjes, ngjyra e kuqe është dominuese, e kthyer kështu në një simbol të kësaj feste që prej zanafillës së saj.
Edhe pse vitet e fundit, tradita është thyer dhe të shumtë janë ata që zbukurojnë pemën e Krishtlindjeve sipas shijeve të tyre, me disa ngjyra, përsëri pema klasike mbetet ajo me zbukurime të kuqe.
Ky simbol i ngjyrës së kuqe, vjen që nga antikiteti kur ngjyra e kuqe ishte e lidhur me jetën, duke qenë se ishte ngjyra e gjakut. Edhe Plaku i Vitit të ri është i veshur me ngjyrë të kuqe, pasi ai është i lidhur ngushtë me personazhin rus Ded Moroz, i cili u çonte dhurata fëmijëve dhe ishte i veshur me një xhaketë të kuqe, çizme me pellush dhe kishte një mjekër të gjatë, të bardhë. Në fillim, Santa Klaus dizenjohej me kostume me ngjyra të ndryshme, por duke u nisur nga kartolinat e para të urimeve, në vitin 1885, e kuqja u bë një ngjyrë dominante. Por, Babagjyshi i Vitit të Ri, nuk ka pasur gjithmonë imazhin që ne kemi sot. Mjeshtri i kartonave, amerikani Thomas Nast, i cili jetoi gjatë shekullit XIX, është ai që krijoi figurën e Babagjyshit që të gjithë njohim sot. E kuqe është edhe ngjyra e lules së Krishtlindjeve Euphorbia pulcherrima ose (Aleksadriano, Poinsentia). Historia e saj daton rreth 200 vjet më parë kur ambasadori i parë amerikan në Meksikë, Joel Poinsett, e solli këtë lule me vete nga Amerika e Jugut në USA gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe që atëherë, me kalimin e kohës, Euphorbia u konsiderua edhe si lulja simbol i krishtlindjeve. Pema e Krishtlindjeve është një traditë që vjen nga kohët pagane, e mbërritur në epokën antike dhe mesjetare e në vazhdim, u asimilua edhe nga krishtërimi. Ingeborg Weber-Keller, profesore etnologjie në Marburg, ka identifikuar, mes referimeve historike për këtë traditë, një shkrim të vitit 1570, sipas së cilit, pema dekorohej me mollë, arra dhe me lule prej letre. Qyteti i Rigas është mes atyre që cilësohet si një nga selitë e para të pemës së Krishtlindjes në histori. Më pas, këto pemë frutore u zëvendësuan me bredhin, pasi kjo pemë ka një domethënie më magjike për popullin. Bredhi ka mbi të gjitha dhuntinë e të qenit përherë i gjelbër, dhunti që, sipas traditës, i jepet pikërisht nga Jezusi, si falënderim që kjo pemë e mbrojti kur ndiqej nga armiqtë.
Përveç globave të kuq, të kombinuar edhe me ato ngjyrë ari, vitet e fundit është vënë re se shumë prej pemëve janë zbukuruar edhe me lule të kuqe. Ndërsa përdorimi i qirinjve në rrënjët e bredhit nisi në shek. XVIII-të. Si simbol i kësaj feste njihet gjithashtu edhe prezepeja, simbolikisht stalla ku lindi Jezu Krishti, dhe pema e vitit të Ri, e cila zbukurohet me sende dhe dhurata nga më të ndryshmet. Festimet vazhdojnë deri në ditën e fundit të vitit dhe me nisjen e Vitit të Ri festohet një tjetër festë, ajo e Epifanisë (6 janar), gjatë të cilës vendet e Lindjes festonin ditën e pagëzimit të Krishtit. Që këtej e ka origjinën edhe figura e shtrigës së mire Befanës, e cila e hipur mbi një fshesë u shpërndan dhurata fëmijëve në të gjithë botën. /ATA/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































