Istogasit me mendime të ndryshme për rivotimin (Video)
Autori: Gazeta inFokus
16:42 | 17 December 2017
Banorët e Istogut që sot po votojnë për herë të tretë për të zgjedhur kryetarin e Komunës thonë se presin ndryshime pozitive për qytetin e tyre.
Të intervistuar nga KosovaPress një numër i madh qytetarësh deklarohen se janë për ndryshime, e ka nga ta që e bëjnë publik edhe se kënd do ta votojnë.Kështu, edhe pse për votuesin Xhafer Gjocaj, më e rëndësishme është të punohet sesa të premtohet, ai në një deklaratë për KosovaPress, tha se nuk do të lodhej së votuari për kandidatin e tij të preferuar, sa herë që të kërkohej.”Presim gjëra të mira. Presim jo me na premtu e mos me realizua. Por me premtua dhe me i krye punët…. Nëse është nevoja kemi me dalë edhe 10 herë. Kem me dal, mos e shkëputni këtë, kemi me dal me votu për LDK-në dhe u krye kjo punë. Mos ma prej qeto se e kam mirë në Prishtinë atje”, u shpreh ai.
E ndryshime nga këto zgjedhje priste Smajl Blakaj, e që megjithatë tha se është i kënaqur me qeverisjen e deritanishme. Ai si duket është lodhur nga rivotimet në këtë komunë, pasi që shpreson që ky të jetë rivotimi i fundit për këto zgjedhje.”Jo, jo. Me këtë u vendos. Boll më”, tha ai.
Për të votuar në raundin e tretë për zgjedhjet komunale në Istog, kishte marrë mundin edhe tetëdhjetë vjeçarja Rrushe Kurtaj, mbesë e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e cila në një prononcim për KosovaPress tha se shpreson që një ditë të bëhet mirë për të rinjtë e Kosovës.”Hatri i dajës dola të votoj, se e kam pasë dajën me emër të madh… Ishalla bëhet mirë e Inshalla rinia presin se ne shkuam bre hallë”, tha ajo.
Istogasi Maki Bujupaj, e vlerësoi të mirë qeverisjen e deritanishme, duke thënë se Istogu do të zhvillohet edhe më shumë me kryetarin aktual, Haki Rugovën.”Presim më mirë, por mirë e kemi. Pres fitore bindëse të Haki Rugovës”, tha ai.
Ndërkaq, krejt ndryshe mendon Sulejman Demiraj, i cili teksa hynte në qendër të votimit, rrëfeu se rivotimi i sotëm ishte i tepërt për të.
“Jemi lodhë. E kanë tepruar shumë. Ishalla e treta e vërteta, e kryhet me kaq…. Kurrgjë nuk presim. Veç dalim ta kryejmë obligimin tonë si qytetarë se asgjë nuk presim”, u shpreh ai.Demiraj tha se shpreson që kjo të jetë hera e fundit që voton për këto zgjedhje komunale, përderisa shtoi se pesimizmi që sot ka kapluar qytetarët si ai, vjen nga mospuna e qeveritarëve. Në anën tjetër, është Kumrije Deliaj e cila thotë se ende ka shpresë.”Presim më mirë. Sigurisht se presim më mirë”, u shpreh ajo.
Ndryshe, qytetarë të komunës së Istogut sot do të vendosin se kujt do t’ia besojnë udhëheqjen me komunën e tyre për katër vitet e ardhshme, kryetarit aktual Haki Rugovës nga LDK, apo Gani Dreshajt nga radhët e AAK.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























