Deputetja e VV-së kërkon zgjedhje të brendshme të pakushtëzuara
Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 17 December 2017
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të debatohet dhe të gjendet një zgjidhje rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në partinë të cilës ajo i takon.
“Ne sot duhet të fillojmë procesin e zgjedhjeve të brendshme që duhet të jenë krejtësisht demokratike e pakushtëzime”, ka shkruar Nagavci.
Postimi i Nagavcit në Facebook:
Sot është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për secilin prej nesh, jo vetëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE! jo vetëm për më shumë se dyqind mijë përkrahës , por për shumë më shumë shqiptarë gjithandej, që sot i kanë sytë e rrahjet e zemrës nga ne e me ne! Në Këshillin e përgjithshëm ne duhet të tregojmë se demokracia ka vërtetë vlerë për ne, se ne bëjmë debate politike, se ballafaqojmë ide e qëndrime, se shpesh herë nuk pajtohemi dhe ndodhë që grindemi, por ne tejkalojmë veten për të mirën e përgjithshme. Sepse ne jemi aktivistë, jemi komunitet i njerëzve që refuzojmë të nënshtrohemi e që nuk reshtim betejat për një të ardhme më të mirë, se ne kemi interesin e përgjithshëm mbi atë personal. Të dashur bashkëaktivistë, shumë nga ju u njoh personalisht, me disa kemi biseduar e punuar, disave ju njoh nga diskutimet e gjata në këshill e në forumet tjera, me pothuajse të gjithë jemi takuar në protesta e në tubime. Dhe ne kishim pothuajse gjithnjë të njëjtin qëllim, kërkonim Drejtësi, Barazi, Liri, VETËVENDOSJE! Sot, kur ne do të diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm brengat tona, mospajtimet e gabimet e disave prej nesh, qytetarët tanë vazhdojnë të përballen me të njëjtat shqetësime e brenga për të cilat Lëvizja është angazhuar në vazhdimësi të gjejë zgjidhje. Albin Kurti, i cili që të jem e sinqertë është personi që më ka bindur të jem pjesë aktive e Lëvizjes e më ka inspiruar vazhdimisht të bëj përpjekje të jem një aktiviste politike e qytetare më e përgjegjshme, sot akoma mbahet në paraburgim, tashmë jo nga pushtuesit serb, por nga kundërshtarët politik. Donika poashtu. Aktivistët tanë Atdheu, Adea, Frashëri,Egzoni, janë dënuar me më shumë se njëzet e një vite burgim për një proces krejtësisht të montuar politik. Akoma nuk është vënë në vend drejtësia për Astritin. Vazhdojnë të shkelen të drejtat themelore të qytetarëve përfshi edhe të drejtën për jetë të grave që vriten nga burrat e tyre e të shumë atyre që akoma dhe sot po gjejnë vdekjen në vendin e punës Po planifikohet që nga buxheti i Kosovës të paguhen gjashtëdhjetë e tre million euro dëmshpërblim për Bechtel Enkan, Po vazhdojnë të falen e keqpërdoren dhe asetet e fundit publike shtetërore, po rritet çmimi i rrymës, po vazhdon korrupsioni në të gjitha format e tij… Lista e problemeve është e gjatë, andaj dhe çështjet me të cilat ne bashkarisht, të gjithë bashkë e secili nga ne, duhet të mirremi. Unë besoj fuqishëm se Albin do të vazhdoj të jetë sikurse deri dhe tani një aktivist i fuqishëm politik, një luftëtar në përpjekjet e pandalura për të realizuar idetë dhe idealet për një vend më të mirë për të gjithë, një aktivist përbashkues ndonëse skajshëm parimor. Sikur Albini të ishte sot bashkë me ne, besoj se do të ishte njëri nga të gjithë aktivistët që e thonë mendimin troç në këshilli, se do t’i ndante qëndrimet e idetë për të gjetur zgjidhjen më të mirë, se do të arsyetonte e do të argumentonte propozimet e tij. Unë kështu e kam parë në të gjitha takimet e kaluara, kështu ju kam parë të gjithë aktivistëve, kështu dua të ju shoh dhe sot. Sot, kur duhet të vazhdojmë betejat në kujtim të shokëve tanë që nuk janë më me ne, e kur duhet të mundësojmë lirinë e drejtësinë për secilin nga ta! Ne sot duhet të bisedojmë shtruar, me sinqeritet e kritikë konstruktive, me vërejtje e marrje përgjegjësishë për gabimet e bëra, me vullnetin për të ecur përpara. Ne sot duhet të fillojmë procesin e zgjedhjeve të brendshme që duhet të jenë krejtësisht demokratike e pakushtëzime. Kjo mbledhje e Këshillit duhet të jetë fitorja e radhës në drejtim të fitoreve të reja për të realizuar plotësisht programin tonë qeverisës. Ne kemi kërkuar zemrat e qytetarëve që të qeverisim me mendje vendin dhe ata na besuan. Tash duhet të vazhdojmë rrugën përpara! Bashkarisht!

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































