Lajme

Reagime në Serbi pas paralajmërimit të Haradinajt se Kosova bëhet me ushtri në mars. Veç KFOR-i!

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 15 December 2017

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se Kosova do ta formojë ushtrinë e saj në mars të 2018.

Vulin ka thënë se kjo dëshirë e Haradinajt është shumë e vjetër, ndërsa sipas tij, e vetmja forcë ushtarake në Kosovë mund të jetë vetëm KFOR-i, transmeton lajmi.net.

“Duke u bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OBK-së, është e qartë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë KFOR-i, qëndrimi i Republikës së Serbisë nuk do të ndryshojë. Kjo është pozita e Republikës së Serbisë, e Kombeve të Bashkuara dhe më e rëndësishmja e gjithë serbëve në Kosovë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ministri serb ka thënë se nuk është e mundur të formohet “asnjë lloj ushtrie e Kosovës”- përveç “me forcë dhe shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare, duke shkelur Rezolutën 1244, duke shkelur brutalisht vullnetin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Formimi i ushtrisë së Kosovës jashtë Rezolutës 1244 do të ishte një problem serioz i sigurisë për të gjithë rajonin…”, ka thënë mes tjerash ai, shkruan Tanjug.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera