Sport

Klitschko shet kostumin me të cilin u ndesh ndaj Joshua [Foto]

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 15 December 2017

Boksieri Wladimir Klitschko ka përfituar 160 mijë stërlina nga shitja e kostumit që mbante të evshur para duelit me Anthony Joshua, sfidë e zhvilluar më 29 prill në “Wembley” të Londrës. Personi që ka blerë këtë kostum në një ankand të zhvilluar sot, ka me vete edhe një USB, ku ndodhet parashikimi i boksierit ukrainas për duelin që zi zhvilloi ndaj Joshua. Parashikim që për momentin është ende një sekret.

Pak ditë para atij dueli, të fituar me “KO teknik” në raundin e 11-të nga Joshua, boksieri ukrainas pat deklaruar në një konferencë shtypi se ka regjistruar në një video parashikimin e tij. Parashikim që ndodhet në atë USB dhe që tashmë bashkë me kostumin e veshur nga ukrainasi, ndodhet në duart e personit që e ka blerë arë.

Paratë e grumbulluara nga shitja e kostumit sportiv kanë shkuar për bamirësi për fondacionin që mban emrin e Wladimir Klitschko.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy