Sport

Legjenda gjermane: Pendohem pse nuk iu bashkova Manchester Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 14 December 2017

Ish-portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Oliver Khan, thotë të jetë penduar pse nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit gjatë karrierës së tij.

Khan shkoi në Bayern nga Karlsruher në vitin 1994, dhe i kaloi atje 14 vitet e ardhshme, duke fituar tetë tituj të ligës, gjashtë kupa DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2000-01, transmeton Express.

Kah fundi i karrierës së tij, Alex Ferguson ia kishte dhënë mundësinë Kahnit të nënshkruante me Unitedin, por ai kishte zgjedhur ta mbyllte karrierën në Bayern, vendim për të cilin tashmë është penduar.

-Advertisement-

“Alex Ferguson ende nuk pajtohet me mua”, ka thënë Kahn për Bild.

“Ai ishte i bindur se do t’i bashkohesha Manchester Unitedit në vitin 2003 apo 2004, por të ndërtoja një epokë në Bayern ishte më e rëndësishme për mua. Por, kur shikoj pak, besoj se duhet ta bëja. Do të kishte qenë një sfidë e fundit për mua”, ka shpjeguar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera