Lajme

ShBA: Thëngjilli, Opsioni më i përballueshëm për ernergji në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 14 December 2017

Projekti “Kosova e Re” do të përmbushë standarde të rrepta europiane për efektshmëri dhe emisione dhe do të jetë në përputhshmëri me studimet e Bankës Botërore që tregojnë se thëngjilli është opsioni më i përballueshëm për Kosovën, vler[son Ambasada amerikane.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe “Contour Global”, Ambasada amerikane në deklaratën e saj për media shprehet se e mbështet këtë projekt dhe thotë që “Kosova e Re” do të përmbushë standardet e Bankës Botërore dhe se ky do të jetë investimi më i madh i huaj privat në historinë e Kosovës.

“Projekti “Kosova e Re” do të përmbushë standarde të rrepta europiane për efektshmëri dhe emisione, dhe do të jetë në përputhshmëri me studimet e Bankës Botërore që tregojnë se thëngjilli është opsioni më i përballueshëm për Kosovën”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Ambasada shton se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka punuar me Kosovën që nga viti 2003 që t’ia sigurojë asaj të ardhmen energjetike, dhe ka përkrahur përsëritje të ndryshme të këtij projekti që nga viti 2006.

“Kosova e Re” po ashtu do të mundësojë që më shumë burime të energjisë së ripërtëritshme të integrohen në sektorin e energjisë në kuadër të përkushtimit të Kosovës për përdorim të 25% të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2020 dhe për mbylljen përfundimtare të termocentralit “Kosova A” dhe me këtë zvogëlimin e mëtutjeshëm të emisionit të karbonit në Kosovë.

Ambasada thotë se pasiguria energjetike është një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për zhvillimin e saj ekonomik, duke shtuar se në përllogaritjet e tyre humbjet ekonomike të Kosovës shkojnë në 300 milionë euro në vit për shkak të furnizimit të pasigurt me energji elektrike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera