Sport

Revolucioni i Mourinhos në janar: Shumë ndryshime në ekipin e United

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 14 December 2017

Manchester United mund të ndërhyjë në ekip në afatin e transferimeve të janarit, pasi që trajneri Jose Mourinho nuk është i kënaqur me disa lojtarë aktualë, të cilët mund të shiten apo të sillen lojtarë të tjerë për të krijuar më shumë konkurrencë në ekip, shkruajnë mediat britanike.

Ndër futbollistët më premtues të ‘Djajve të Kuq’ ishte Henrikh Mkhitaryan, por që së fundi nuk ka arritur të gjejë vend as në bankën rezervë të ekipit të Mourinhos.

-Advertisement-

Armeni nuk është i kënaqur me këtë situatë dhe mund të kërkojë largimin. Përveç kësaj, portugezi ka kërkuar sjelljen në ekip të bashkëkombasit të tij që luan te Interi, Joao Mario, për të cilin United ka gati ofertën prej 50 milionë euro.

Ndryshim tjetër në ekip mund të jetë edhe Luke Shaw, që mund të largohet pasi lëndimi afatgjatë ia ka dëmtuar ndikimin në ekip, sidomos pas paraqitjeve të mira të Ashley Young në krahun e majtë të mbrojtjes. /gazetametro.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera