Sport

Ronaldo, mbret i mbretërve

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 14 December 2017

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyej rekord pas rekordi në Real Madrid, Evropë dhe Botë.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo dje shënoi gol në fitoren 2:1 ndaj Al Jazira, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historie të Kupës së Botës për Klube me 6 gola, duke lënë mbrapa Leo Messi, Suarez dhe Delgado me nga 5 gola.

Ronaldo është po ashtu edhe golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 114 gola, 17 më shumë se sa Leo Messi në vendin e dytë.

Ai po ashtu është edhe golashënuesi më i mirë në garat evropiane me 116 gola, duke lënë sërish Messin në vendin e dytë më 100 gola.

-Advertisement-

Për më shumë, Ronaldo është edhe golashënuesi më i mirë i Real Madridit me 421 gola, duke lënë në vendin e dytë Raul Gonzales me 323 gola dhe Alfredo di Stefanon me 308 gola. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera