Sport

F1, për herë të parë pa pilotë brazilianë prej vitit 1969

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 14 December 2017

Tërheqja e Felipe Massës nga garat e lë Brazilin pa përfaqësues në Botërorin e Formulës 1, duke nisur nga sezoni i ardhshëm 2018, gjë që nuk ndodhte prej vitit 1969.

Pilotët amerikano-latinë kanë pasur një karrierë të shkëlqyer në Botërorin e Formulës 1. Në total, ata kanë regjistruar 101 fitore, 126 “pole position” dhe janë ngjitur në podium plot 293 herë.

Për sa i përket titujve për pilotë, Brazili është në vend të tretë, pas Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

-Advertisement-

Emri më i madh brazilian në sportin më të ndjekur të automobilizmit është padyshim Ayrton Senna, 3 herë kampion bote, ndërkohë që kanë lënë gjurmët e tyre edhe Nelson Pique e Fittipaldi, pa harruar këtu edhe vet Barrichellon e Massën, që kanë mundur të jenë edhe nënkampionë të botës.

Pas Massës, në Formulën 1 nuk do të ketë më pilotë brazilianë, për herë të parë pas 48 vitesh, dhe motivet janë disa.

Motivi i parë dhe më kryesori, mungesa e kategorive të ndryshme të garave automobilistike në vend, duke nisur që nga garat “kart”.

Motivi i dytë ka të bëjë më mungesën e një plani për formimin e pilotëve të tillë. Qeveria braziliane, kompanitë private dhe sponsorët duket se e kanë lënë në harresë të plotë botën e motorëve.

Dhe së fundmi, incidenti i grabitjes së mekanikëve të Mercedesit përpara disa javësh, ai që bëri që të ngrihen dyshime për praninë e Çmimit të Madh të Interlagosit në kalendarin e Formulës 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera