Presidenti Trump shokon shqiptarët: Stop Lotarisë Amerikane
Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 13 December 2017
Pas sulmit në Nju Jork, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi që të veprojë sa më shpejt për të ndalur programin e Lotarisë.
Ai ka kërkuar që të rishikohet sistemi amerikan i emigracionit, pasi referuar sulmit të fundit, autori kishte ardhur në SHBA nëpërmjet programit të lotarisë. “Kongresi duhet të veprojë menjëherë, duhet reformim i sistemit të emigracionit” deklaroi ai.
Policia e Nju Jorkut tha dje se ka ngritur akuza për kërcënime dhe mbështetje të terrorizmit ndaj personit që u përpoq të shpërthente një bombë artizanale në sistemin nëntokësor të transportit në Nju Jork.
Autoritetet thanë se ai kishte ndjekur në internet propagandën e Shtetit Islamik dhe u kishte thënë hetuesve se kishte vepruar në shenjë hakmarrje ndaj agresionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara. Zëri Amerikës thotë se autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin si imigranti 27 vjeçar nga Bangladeshi Akayed Ullah që punonte si shofer taksie.
Ai kishte lidhur në trup një bombë artizanale të cilën u përpoq ta shpërthente në një tunel që lidh stacionin qendror të autobusëve me rrjetin e metrosë. I dyshuari, për të cilin autoritetet thonë se ishte frymëzuar nga Shteti Islamik, erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2011 përmes vizës F-4 për bashkim familjar, një prej çështjeve që administrata e Presidentit Trump deklaron se do ta kufizojë.
“Politika e presidentit kërkon dhënien fund të imigracionit zinxhir, dhe po të kishte ekzistuar kjo, do të kishte ndaluar këtë individ që të vinte në Shtetet e Bashkuara. Presidenti do të kërkojë një reformë imigracioni të përgjegjshme dhe dhënia fund e imigracionit zinxhir do të jetë pjesë e këtij procesi”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Huckabee.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viktimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































