Lajme

Japin dorëheqje Shpend Ahmeti e Arban Abrashi

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 13 December 2017

Shpend Ahmeti, që dje u certifikua nga KQZ si kryetar i Komunës së Prishtinës, ka dhënë dorëheqje nga posti i asamblistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Këtë vendim e ka marrë KQZ me kërkesë të vetë Ahmetit dhe i njëjti zëvendësohet nga asamblisti i radhës i Vetëvendosjes, Mirsad Vitia.

“KQZ, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të dorëzuara në KQZ më datën 11.12.2017, për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit z. Shpend Ahmeti, pas dorëheqjes së tij të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Kuvendit të Komunës, për arsye se i njëjti është zgjedhur Kryetar Komune në Prishtinë”, thuhet në vendimin e KQZ-së që e ka siguruar TV Arta, raporton Koha.net.

Po ashtu, edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i anëtarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhe i njëjti është zëvendësuar nga asamblisti i po kësaj partie, Mustafa Krasniqi.

-Advertisement-

“KQZ, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të dorëzuara në KQZ më datën 11.12.2017, për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit z. Arban Abrashi, pas dorëheqjes së tij të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Kuvendit të Komunës, për arsye se i njëjti është deklaruar të mbajë pozitën e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera