Lajme

Hoxha udhëton për në Francë, ja arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 12 December 2017

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është nisur për në Francë, ku merr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Konferenca ka për temë “Qeverisjen e mirë publike – për qytetarët dhe bizneset”, ku do të trajtohen çështje si transformimi i administratës publike në shërbim të qytetarëve gjatë sfidave.

Gjatë sesioneve do të diskutohen qasjet inovative në qeverisjet bashkëkohore dhe kompleksiteti i nevojave të qytetarëve.

-Advertisement-

Qeveritë duhet thellësisht t’i njohin dhe t’i kuptojnë faktorët e ndryshimit për t’u përshtatur dhe transformuar në përputhje me rrethanat”, thuhet në dokumentet e organizatës, dedikuar kësaj konference ministrore të OECD-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera