Lajme

Emigrantët në Libi, AI: BE, fajtore për torturat

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 12 December 2017

Qeveritë europiane janë bashkëfajtore për torturat dhe abuzimet ndaj emigrantëve në Libi.

Amnesty International pretendon se në përpjekjen për të frenuar emigracionin BE po mbështet në mënyrë aktive një sistem abuzimesh e shfrytëzimi në brigjet Libiane.

Sipas raportit të organizatës, fondet e BE-se po shkojnë në duart e autoriteteve që bashkëpunojnë me milicitë dhe trafikantët e qenieve njerëzore. Bashkimi Europian ka ofruar anije, trajnime dhe financime për rojen bregdetare libiane.Vendi afrikan është rrugëkalimi kryesor për emigrantët që duan të shkojnë në Europë.

-Advertisement-

Por numri i atyre që arritën në brigjet italiane, destinacioni kryesor për anijet që kalojnë Mesdheun, ra ndjeshëm si pasojë e mbështetjes financiare ndaj rojes bregdetare libiane.Amnisti pretendon se roja bregdetare po bashkëpunon me bandat kriminale dhe trafikantët e qenieve njerëzore, që sipas organizatës për të drejtat e njeriut janë përgjegjës për një sërë abuzimesh.Zyrtare të BE-së janë në dijeni të këtyre abuzimeve, bën të ditur raporti.

Refugjatët dhe emigrantët e kapur nga roja bregdetare libiane dërgohen në qendra ndalimi të dejtuara nga Drejtoria e Përgjithshme për luftimin e emigracionit të paligjshëm. Amnisti pretendon se rreth 20 mijë njerëz po mbaheshin aktualisht në këto qendra dhe se sipas dëshmitarëve shumë prej refugjatëve u nënshtrohen atje, toturave, punës së detyruar, zhvatjeve e madje edhe vrasjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera