Femrat gjithmonë e kanë planin B në rast se lidhja nuk funksionon
Autori: Gazeta inFokus
10:05 | 12 Dhjetor 2017
OnePoll.com, stafi i të cilit e ka kryer një studim në mesin e 2.000 të anketuarave, pohon se 43 për qind e femrave e kanë një plan B në rast se gjërat me të përzgjedhurin aktual nuk funksionojnë sipas pritjeve të tyre.
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se pothuajse gjysma e femrave që janë në lidhje e kanë edhe planin B, më saktësisht partnerin rezervë, gjë që do t’i bënte disa meshkuj të mendojnë dy herë kur të vendosin ta kalojnë mbrëmjen me shokët në kafene ose të refuzojnë t’i hedhin mbeturinat kur e kërkon partnerja këtë nga ata.
Nuk është për t’u habitur se kandidati B është më së shpeshti një “mik i vjetër”. Po, po, ai tipi që është “si një vëlla”.
Përzgjedhja e dytë më e zakonshme është dikush që e ajo e njeh për rreth shtatë vjet dhe gjasat janë që ai është takuar tashmë me partnerin e saj. Ai mund të jetë ish-bashkëshorti, ish-i dashuri, kolegu apo dikush që e kanë takuar në palestër.
Një nga pesë prej të anketuarave thanë se çdo i dhjeti i dashur rezervë e kishte pranuar se është i pashpresë në dashuri me të dhe kjo është arsyeja se pse është i gatshëm që për të t’i lërë të gjitha.
Është shqetësuese, thotë zëdhënësi i OnePoll.com, se një në katër femra ka ndjenja po aq të forta si për partnerin aktual, ndërsa madje pesëmbëdhjetë për qind e tyre e pranon se ndjenjat për një kandidat B janë më të forta se për partnerin aktual.
Është inkurajuese që çdo e treta e anketuar pohon se dyshon se do të ndodhë ndonjëherë diçka mes saj dhe të dashurit të saj rezervë dhe është interesante se 46 për qind e femrave që morën pjesë në studim supozojnë që edhe partneri i tyre mund ta ketë një plan B.

T� tjera
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...

































