Lajme

I vranë babanë, pse mungoi djali i madh i Sandër Ndokës në varrim

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 11 December 2017

Gjatë ditës së djeshme u krye varrimi i vëllait të ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka ku ra në sy një pjesëmarrje e madhe njerëzish.

I shoqëruar nga forca të shumta policie ishte edhe djali i Aleksandrit, Samueli i cili mori pjesë në varrim, ndërsa mungoi djali tjetër, Klajdi.

Ky i fundit është në kërkim nga policia me akuzën e dhunimit të nënkryetarit të qarkut të Lezhës në shkurt të këtij viti, përcjell Albeu.com.

-Advertisement-

Aleksandër Ndoka u ekzekutua në derën e shtëpisë tri netë më parë nga persona ende të panjohur për organet e rendit, të cilët dyshohet se derdhen plot 14 plumba mbi të. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera