Reagoi për gjithçka por jo edhe për “skandalin” brenda partisë së tij
Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 10 December 2017
E premtja e kësaj jave nxori në pah një mesazh ku bëhej e ditur se “kriza” në mesin e pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kohë që ka filluar.
Madje kjo gjendje shihet të ketë shkuar aq larg, sa tashmë nuk munguakan as fyerjet. Një mesazh i publikuar në të gjitha mediat bën të ditur gjuhën e rëndë të përdorur nga deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti në drejtim të ish-liderit të VV-së, tanimë deputet nga kjo Lëvizje, Albin Kurti.
“E atë mutin”, shkroi Dërguti, duke asociuar për Kurtin.
I gjithë ky debat kishte nisur teksa po bëhej fjalë për arrestimin e Kurit dhe Donika-Kadaj Bujupi, të cilët nuk respektuan masën e arrestit shtëpiak dhe të njëjtët dolën në kremtimin e fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë.
Por edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ky incident, është pikërisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili nuk ka deklaruar as edhe një fjalë të vetme.
I vetmi hap që thuhet se Ymeri ka marrë ishte shtyrja e mbledhjes së kryesisë e paraparë për të shtunën, që të mbahet të hënën, pra ditën e nesërme.
Madje ky mesazh ishte përcjellur nga i pari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.
Siç duket Ymeri ka preferuar të heshtë, përkrah kësaj situate aspak të palakmueshme të krijuar brenda Vetëvendosjes. Madje ka hezituar që të shkruajë dy fjalë edhe në profilin e tij në Facebook, aty ku shkroi për shumë probleme të tjera.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...