Plagosja e burrit me thikë në 24 vende, e akuzuara rrëfen ngjarjen
Autori: Gazeta inFokus
19:39 | 10 December 2017
Edmira Xhaferraj nëna e dy fëmijëve, e cila vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Dem” ka rrëfyer në “Shihemi në Gjyq” se çfarë ndodhi në 6 Dhjetor të 2013. Njerëzit e ish- burrit, por dhe ai vetë pretendojnë se ajo ka pasur një marrdhënie intime me burrin e motrës së tyre dhe të dy së bashku kanë tentuar të vrasin Saimir Xhaferrajn.
Eni Çobani: Ne presim nga ty të na tregosh. Çfarë ka ndodhur dhe për çfarë arsye sot ti i ngarkon babit ndihme, pse këtu nuk është ish bashkëshorti jot, ish kuanti jot dhe njerëzit e burrit? pse ka ndodhur? Ke qenë t’i në këto vendimmarrjet e gjykatave sepse mua më është dashur jo orë, por ditë për ta gjykuar. Heshtjen tënde në këto momente unë nuk e kuptoj. Ke ditën tënde për të folur që të të kuptojë publiku, por dhe këta njerëz që kanë dhënë vendimin për ty.
Edmira Xhaferraj : Natën e 6 Dhjetorit në orën 9:30 kam qenë duke çuar çunin në gjumë. Kam qenë në dhomë të gjumit dhe me derë të mbyllur.
Eni Çobani: Këtu thuhet që ka qenë me derë të hapur dhe ju nuk keni qenë brenda.
Agimi: Pse nuk më morë në telefon …
Edmira Xhaferraj : Nuk pata mundësi të të telefonoja, sepse nuk më kanë dhënë mundësi familjarët e tij.
Natën e 6 Dhjetorit kam dëgjuar zhurmë dhe kam dalë nga dhoma e gjumit, në korridor jam ndeshur me dy kunetëri Përparim dhe Gazmend dhe më thonë çfarë ke bërë.
-Unë thashë s’kam bërë asnjë gjë, më kanë goditur dhe kam humbur ndjenjat. Më pas kam humbur ndjenjat dhe kur zgjohem shoh që shtëpia ime ishte e mbushur me policie. Hajt se po le një deklaratë, sepse burri ishte i plagosur.
Eni Çobani: Jo, i plagosur por burri juaj ishte me 24 goditje thike në pjesën e kraharorit dhe të barkut.
Edmira Xhaferraj : Unë nuk kam parë asnjë gjë.
Eni Çobani: Shpjegoje ngjarjen çfarë ke bërë, na shpjego pse akuzohesh dhe je dënuar me 20 vite burg?
Edmira Xhaferraj : Akuzohem për vrasje të mbetur në tentative me ish- kunatin, me burrin e motrës së ish- bashkëshortit. Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë familjare.
Eni Çobani: Kush është lidhja jote me Aleksandër Ahmetaj që vuan të njëjtin dënim me ty, me 20 vite burgim.
Edmira Xhaferraj : Unë e konsideroja si kunatin tim, por jo që të kem lidhje intime me të, sikurse letrat i kanë bërë zi sot. Me kanë arrestuar në 11:30 të natës dhe me kanë thënë të lesh një deklaratë në polici. Ndërkohë ne pyetjet të tjera kanë folur dhe të tjera kanë shkruar. Nuk me kanë pyetur për avokat. Ju thoja që nuk kam bërë asnjë gjë, por askush nuk më besoi.
Arditi: Kush e ka bërë sipas teje, këtë vepër?
Edmira Xhaferraj : Këtë vepër e ka bërë kunati i tij.
Arditi: Për cilin motiv ?
Ata kanë punuar bashkë ne Athinë dhe kanë pasur një konflikt. Ish bashkëshorti e ka sharë nga nëna dhe ai nuk e ka duruar, pasi nuk ka qenë i pranishëm në vdekjen e nënës së tij.
Historia e trishtë/
Me pranga në duar, vajza përballet me babain në studio, ka dhe një letër prekëse për fëmijët (VIDEO) Edmira prej 4 vitesh vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Demi”. Ka qenë një letër që ajo i ka nisur Eni Çobanit.
“Ne bashkërisht jemi lidhur nga kjo letër dore, e cila është ulur një ditë dhe lot në sy ka shkuar këtë letër. Me thënë të drejtën Ardit kushdo që do e lexonte do të prekej. Mu desh të merrja rrugën dhe ta takoja nga afër dhe të bëni sot këtë seance ndërmjetësimit”, u shpreh Eni Çobani.
Edmira Xhaferraj u shpreh se nuk e pati të lehtë për të ardhur në këtë studio, por ishte e domosdoshme.
“Unë jam e Edmira Xhaferaj , jam 30 vjeç,nënë e dy fëmijëve. Aktualisht e divorcuar dhe divorci është, pasi unë u gjenda pas hekurave. Askush nuk do ta dëshironte një divorc, as kur je jashtë jo më pas dyerve të burgut. Arsyeja pse kam thirrur babain tim sot, është e vetmja shpresë për mua dhe fëmijët e mi. Kam 4 vite që nuk kam asnjë kontakt me ta, kam qenë shumë e lidhur me ta.
Eni Çobani: Në çfarë moshe i ke lënë fëmijët?
Edmira Xhaferraj : Gocën e kam lënë 7 vjeç dhe djalin pa bërë 4. Sot goca është 11 vjeç dhe djali është 7.
Nga 6 Dhjetori i 2013 nuk kam asnjë kontakt.
Agimi: As vetë nuk e di pse jam thirrur sot nga vajza ime. Kjo qenka kaq kohë në burg, pse nuk më ka njoftuar për arrestimin dhe burgimin e kësaj vajzës, për arsye se dhe vajza s’më ka thënë dhe ish- familjarët e saj nuk më kanë thënë.
Di të them se ka patur një familje të rregullt, si nga ana ime si nga ana e ish-burrit. I rrita, i fejova, i thashë burrë. Burrin e bëra me lajmësi, e deshën njëri tjetrin. Në ato kohë kishim marrëdhënie shumë të mira familjare.
U martua,lindi vajzën dhe më pas djalin. I shoqi punonte në Greqi dhe jetonte me vjehrrën. Ka qenë mirë dhe më shtëpinë dhe me ekonomi të mirë. U martua në vitin 2005.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































