Sport

Marcelo: Jemi të privilegjuar që jetojmë në të njëjtën kohë me Ronaldon dhe Messin

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 09 December 2017
Marcelo ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë të privilegjuar që jetojnë në të njëjtën kohë me Ronaldon dhe Messin.
Mbrojtësi i Real Madridit ka lartësuar këta dy futbollistë, që kanë fituar nga pesë Topa të Artë.

Këtë deklaratë Marcelo e ka dhënë pas fitores 5:0 të Real Madridit ndaj Sevillas në Bernabeu.

“Për mua është nder që luaj me Cristiano Ronaldon”, ka deklaruar fillimisht Marcelo, përcjell lajmi.net.

“Ai është më i miri në botë. Unë nuk e kam parë Maradonan dhe Pelen duke luajtur. Çfarë di unë është se nuk ka vend për krahasime”.

-Advertisement-

“Cristiano dhe Messi janë të ndryshëm. Secili ka historinë dhe meritat e tij. Ne jemi të privilegjuar që jemi në të njëjtën kohë me ata”, ka shtuar mbrojtësi brazilian.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy